Me 16 shkurt 2018 klubi me i vjeter i historise se futbollit Shqiptar, KF Vllaznia mbushi 99 vite nga dita e krijimit dhe ka hyre tashme ne 100 vjetorin e historise se tij.
Por sot pasdite ne Kukes, Vllaznia u trajtua sikur te ishte nje skuader kalimtare ne superlige nga gjykimi skandaloz.
Me shume se humbja 2-0 sot, Vllaznia u demtua qellimisht per ndeshjet e radhes.
Gjyqtari Hamitaj, te cilin FSHF e kishte referuar si gjyqtar te FIFA-s, por deshtoi ne testimet e saj, akordoi kunder Vllaznise 1 karton te kuq te padrejte ndaj sulmuesit kryesor Xhevahir Sukaj, i cili nuk do luaje ne ndeshjen e radhes, dhe nuk dha nje 11-metersh 100% te sakte per Vllaznine.
Sikur te mos mjaftonte vetem kjo, gjyqtari akordoi ne dem te Vllaznise 7 kartona te verdhe ne vetem 14 faulle te shkaktuara nga Shkodranet.
Dhe kur te ndodh ne fund te majit si e kam paralajmeruar qe ne janar, se FSHF ka piketuar Vllaznine per ta rrezuar nga kategoria(larg qofte te me dale parashikimi) pikerisht ne vitin e 100 vjetorit te themelimit te saj, mos me thoni qe ky nuk do jete “suksesi” i radhes i Don Dukes.
Gjate mbreterimit te tij ne krye te FSHF-se, Duka ia doli qe te rrezoje nga kategoria njera pas tjetres, skuadrat me te medha dhe me historike, fillimisht Flamurtarin, Besen, Partizanin, Dinamon, Elbasanin, Tiranen dhe tash sefundi Vllaznine.
Dhe mos harroni, Duka u zgjodh per here te pare ne 2002, president i FSHF-se me ndihmen dhe mbeshtetjen e forte te ish-presidentit te vrare te Vllaznise Myftar Cela,(presidenti qe nen drejtimin e tij i dha dy titujt e fundit kampion kombetar Vllaznise)
dhe u votua per te marre mandatin e peste me 7 shkurt 2018, nga pronarja aktuale e Vllaznise se Shkodres, kryebashkiakja Voltana Ademi….