Jam njohur së fundmi me lajmin se shpejt pritet të nisë puna për ndërtimin e muzeut të Vllaznisë. Ky fakt po më gëzon që sa ma parë klubi i futbollit Vllaznia dhe sporti Shkodran në përgjithësi sportet edhe të klubit shumë sportesh të kenë muzeun e vet ndër vite. Shkodra dhe sportet e saj duhet pa tjetër sa ma shpejt të kenë muzet përkatëse pasi asht klubi më i vjetër i vendit dhe me aktivitete të shumta e të rëndësishme e të suksesshme ndër vite.
Nuk e di se sa asht e pasqyrueme në sport klub të futbollit (federata e futbollit) dhe në klubin shumësportesh, sa kanë të pasqyruar ndër vite me foto fletë-palosje me tema apo libra që flasin për aktivitetet e ndryshme sportive. Duhet të ndihmojnë dhe angazhohen në këtë punë, institucione, kuadro sportiv, sportistë, veteranë sporti etj.
Me fotografi, medalje, kupa, e dorëshkrime që ka me shumicë, por të mblidhen të sistemohen nga njerëz e komisione kompetente të cilët sa më shpejt saktë e bukur të bajnë këtë muzeum të sportit me vlera lokale e kombetare. Në 19 Shkurt të vitit 1989, në 70 vjetorin e klubit sportiv Vllaznia (kështu emertohej klubi në atë kohë, i pa ndarë nga futbolli) aktiviteteve të organizuara për këtë përvjetorë, vlerën ia shtoi një muzeum mjaft domethënës i sportit shkodran ndër vite.
Në këtë grup punet që punuan për këtë muzeum ishin kuadrot edukimit fizik z.Injac Lacuku, z.Angjelim Deda gazetari dhe publiçisti sportiv Rifat Uruçi si dhe Profesori dhe historiani i shquar prof. Xhevat Rrepishti, të cilët për një periudhë minimalisht të shkurtër (rreth 3 muajsh) ngritën muzeun e sportit të rrethit tonë i cili u hap në nje nga dhomat e ish Klubit sportiv Vllaznia dhe u vizitua për një kohë të gjatë nga shumë shikues e sportdashës Shkodranë.
Në këtë muze u grumbulluen rreth 2000 e sa fotografi të cilat pasqyronin veprimtaritë sportive lokale kombëtare ndërkombetare duke filluar që nga viti 1905. Në grumbullin e këtyre fotografive kontribuoi marë populli i shkodrës sportdashës, sportistë, veteranë sporti e federatat e ndryshme sportive të vendit.
Materiale, dokumente e foto të sportit, përsëri ka dhe gjehen por duhet punë e kujdesshme dhe e kualifikuar nga kuadro e historianë të aftë. Të tillë specialistë ka mjaftë në qytetn tonë për të ngritë këtë muze kaq të rëndësishëm e me vlera dhe që asht kërkesë e popullit sportdashës të Shkodrës.Suksese grupit të punës që do të merret me ngritjen e muzeut të sportit. Kurrë nuk asht vonë.