Kombëtarja barazoi sot 0-0 me Kazakistanin në “Almaty Ortalyk Stadion” në Almaty për Nations League, duke zhgënjyer fansat, por shtuar edhe kritikat e specialistëve shqiptarë të futbollit.

Ata hodhën akuza se, paratë e mëdha të hedhura për ta nuk janë justifikuar me rezultate prej tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpenzuar mbi 2.7 milionë euro për të paguar tetë trajnerët e huaj, të cilët i ka punësuar rregullisht nga korriku i vitit 2002, kur italiani Xhuzepe Dosena mori drejtimin e bankinës së Shqipërisë.

Por a ja ka vlejtur?

PAGESAT

1)Xhuzepe Dosena: Euro 2004

Kontrata: 180 mijë euro

Mori vetëm 60 mijë, pasi u largua pas katër muajve, në tetor 2002, pas humbjes 4-1 me Rusinë në Vollgograd.

2)Hans-Peter Brigel: Euro 2004/ Botërori 2006

Kontrata: 400 mijë euro

Nënshkroi dy kontrata, atë për eliminatoret Euro 2004 (10 nga 12 ndeshjet) dhe për Botërorit 2006 (i plotë)

3)Oto Bariç: Euro 2008

Kontrata: 300 mijë euro

Kreu një edicion të plotë, por dhe pse ra parimisht dakord, nuk rinovoi pas humbjes 6-1 të Shqipërisë në Rumani.

4)Ari Han: Botërori 2010

Kontrata: 300 mijë euro

Mori vetëm 220 mijë euro, pasi ndërpreu kontratën në maj 2009

5)Josip Kuzhe: Botërori 2010/ Euro 2012

Kontrata: 360 mijë euro

Nënshkroi një kontratë, për eliminatoret Botërorit 2010 (dy ndeshjet e fundit në grup) dhe për Euro 2012 (i plotë)

6)Xhani De Biazi: Botërori 2014/ Euro 2016/ Botërori 2018/

Kontrata: 640 mijë euro

Nënshkroi tre kontrata me FSHF-në, por të treta iu ndërpre nga FSHF-ja edhe pse fitoi 0-3 në Izrael, kur i kishin mbetue edhe katër ndeshje nga kontrata.

7)Kristian Panuçi: Botërori 2018/ Euro 2020/ Nations League/

Kontrata: 300 mijë euro

(U shkarkua për paraqitje të dobëta në mes të edicionit Euro 2020. Panuçi kërkoi më pas bonuset që parashikonte kontrata fillestare, që janë afro 57 mijë euro: shpërblim për çdo fitore dhe pikë të marrë)

8)Edi Reja / Euro 2020/ Nations League/ Botërori 2022

Kontrata: 400.000 euro

Ka nënshkruar deri tani dy kontrata me FSHF-në: prill 2019 dhe nëntor 2019. Kualifikueset në Botërorin 2022 është kusht.