Ditet e fundit kam ndjekur permes mediave debatin e lindur ne lidhje me prishjen apo jo te stadiumit “Beselidhja” dhe zevendesimin e tij me nje parking. Duke qene prej shume e shume vitesh prane sportit lezhjan dhe veçanerisht prane futbollist, sigurisht qe do te deshiroja qe te jepja edhe une mendimin tim ne lidhje me kete çeshtje.

Une jam kunder shembjes se stadiumit aktual dhe zevendesimit te tij me nje parking. Nese duhet nderhyre ne kete impiant sportiv, e vetmja gje qe duhet bere eshte ndertimi i stadiumit te ri por ne te njejtin vend.

Kjo sepse ai stadium eshte historia e futbollit lezhjan. Eshte objekt historik. Eshte i vetmi stadium nga ku kane dale yjet e atij qyteti. Emrat e te cileve tashme dihen nga lezhjanet dhe gjithe Shqiperia. Edhe Roma e Lazio kane vetem nje stadium ate olimpik. Duan te bejne stadiume te rinj por nuk flitet asnje here qe te pishet “Olimpiku”.

Edhe Lezha ka dy skuadra Beselidhjen dhe Shenkollin. Duhet te mendohen mire ata qe do te vene dore mbi kete stadium sepse do te jete nje plage e madhe per tifozet lezhjane.

Ne ate stadium kane luajtur futbolliste me emer per Beselidhjen. Duhen kujtuar ish-portieri Nosh Çukaj nga Bajza, te famshmin Gezim Hasku, Lul Gjeloshi, futbolliste te tjere si Nikolin Lorenci, Vasil Bici, Paulin Deda, Edi Kraja, Zef Doda, Fehmi Rama, Salvador Kaçaj i cili ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombetares tone apo Bledar Kola.

Perveç lojtareve vendes kane shkelur ate stadium edhe futbollistet me te famshem te futbollit shqiptar si: Ragami, Zhega, Bizi, Paulin Ndoja, Pano, Berisha, Bajaziti, Hyka, Dhales, Kasmi, Jorgaqi, Leshteni, Pernaska, Zeri, Ballgjini etj. Po te vazhdojme me tej, kujtojme edhe pergatitjet fizike qe kane bere arbitrat me tituj kombetar e nderkombetar si: Prek Pjetrushi, Engjell Pjetrushi, Llesh Malota, Ndue Leka, Ndue Toni, si dhe arbitrat e diteve te sotme te cilet po gjykojne ndeshjet nderkombetare.

Historia e ketij stadiumi nuk mbaron me kaq sepse duhet shume kohe qe te shkruajme per vlerat e ketij stadiumi. Pra mendoj se me shume duhet te punojne per te nxjerre Beselidhjen ne Superiore e te ndertojne nje stadium te ri sepse te mendojne per te prishur stadiumin aktual dhe zevendesimin e tij me nje parking me beton.