Rënien e ekipit nga kategoria, braktisja e anijes nga kapiteni, që duhej të ishte i pari që mbytej, dhe i fundit që pranonte të largohej pa e nxjere dhe njëherë nga aty. Nuk harrohen thikat në fushen e stërvitjes. Leket “veresi” nga kundërshtarët, që s’kishim as me pagu autobuzin.

Bordet e “kullimit” dhe adminstratoret që gjithmonë bënin “më të mirën” për mos me ra nga kategoria. Borxhet deri edhe tek shtëpite e lojtarëve jabanxhi. Diskutimet brilante nga “ajka e qytetit” në këshillin bashkiak. Etj etj…skandale që nuk mjafton dita e nata me i shkru.
Kjo është arsyeja, pse në diskutime të brendshme dhe herë herë në rrjetet socjale, pozicionohem pro presidences aktuale.

Vllaznia është zemra jone, shkodranet janë më të mirët në botë, por Vllaznia nuk është Skëndërbeu, që punon për kokërr të qejfit. Shkodra, sot, nuk ështé as Korca, që kanë mentalitetin e bashkëpunimit, për të mirat e përbashkëta; Shkodra është fanatike.

Akoma revoltohem së brëndshmi, kur kujtoj njerëz që e kishin aq të vështirë ta pranonin dështimin e bashkise, vetem pse semundja e partisë ishte aq e thelle. Po po, edhe ne kemi: Bar do hame, e partine se shajmë; thjeshte n’Shkoder ndryshon ngjyra partise.

Tek Vllaznia ka presion, nga të gjitha anët. Vjen tjetri, kujton se e ka djalin Lamine Yamal dhe kap sponsorin, pse sma fut djalin a thu se eshte trajneri që bën skemat.

Në Shkoder thotë baba i lojtarit, ishalla hup Vllaznia se sma kanë fut djalin n’loje. Dëgjon tjetrin; hala ska hup, se kam inat kyt e at drejtues. Ne ma parë shajmë ekipin tonë se i japim kurajo. Na ka dale nami qesharak se duartukasim kundershtaret. (Perjashto mentalitetin e V-U)

Vllaznia, ka problemet e saj. Do kisha dêshirë një qënder si Millanelo. Akademia s’duhet diskutuar prioritet.Vllaznia duhet të ndjeki strategjinë e Ajaksit, sepse fakti është që ne mbushim superligen me futbolliste. Vllaznia duhet të mbahet fitoje nga shitja e futbollisteve.

Nuk më vjen mirë që Sinanit nuk i japin hapesiren e duhur. Ai duhet të promovohet para cdo lojtari që vjen i ri. Duhet të kapet për “veshi cdo capacul” që futet në sulm e luan si balerinë, me i thëne jepi vedit se këtë fanelle e ka vesh ky burrë që sot ke fatin dhe të drejton.
Duhet me i lënë më shumë hapesirë një lideri, simbol, si Bala, që me e “shpullos” e mi tregu cdo lojtari që ta ketë për nder që luan krah tij.

Nuk më vjen mire që nuk e vazhduan strategjinë e biletave 500 leke dhe falas për femrat dhe fëmijet. Anesoret le t’i mbajnë 200 leke për ato që nuk kanë mundesi.

Shoh mangesi në organizimin, marketing pothuajse nuk investohet aspak. Marketingu duhet të fillojë qysh tek thirrjet neper shkolla me i then femijeve që kanë dëshirë me lujt futboll, regjistrohuni, dhe ato që duan të ndjekin ekipin, hajdeni se e keni falas.

Fakti që sot stadiumi qendron bosh eshte edhe se, brezi i adoleshtenteve kane pare Vllaznin mediokre te bashkise, ato nuk u frymezuan si ne, nga yje si Sinani dhe Martini..

Fëmijet po nuk u frymezuan dhe u edukuan nga e mira, sporti e arti, do edukohen nga e keqja; krimi e droga. Sepse njeriu i tillë eshte, do luftoje që ta fitoje një vënd në shoqeri.

Sot shoqeria po promovon anti-vlerat. Sot, për fëmijet nuk quhet model suksesi Bala, por një kriminel. Kur shikoja dhe prekja nga afer një lojtar të Vllaznisë qaja me kokerr loti, saqe e kam dhe sot atë ndjenjë të thelle respekti.

Mburreshe se kishe komshi Safet Osjen apo Armando Cungun. Sot me vjen turp kur shoh popullin tim qe marrosen e krenohen nga pseudo-artiste.
Kjo eshte teme e gjere dhe duhet punë nga të gjithë, duhet se paku mbeshtetja e bashkise, politikes ne shkoder, e të gjithëve.

Për me u kthy tek Vllaznia, kur bej një analize dhe shoh se ku ishim, ku jemi, që përtej asaj se ku na pelqen apo ku sna pélqen, me thanë së paku; Faleminderit Alban! Ke marré këtë iniciative, jo të lehtë, por që me ndihmen e Zotit dhe punen e të gjithëve, me e rikthy Vllaznine një model suksesi, një promotor të shoqerise Shkodrane.

Njerezit në atë qytet, sot më shumë se kurrë, kanë vërtetë nevoje që të jenë me afer sportit. Ti aktiviziojnë me sport dhe art fëmijet e tyre dhe të harrojnë sado pak hallet me artin dhe Vllazninë e tyre⭐