Ashtu si fanatiku fetar, që në thelb, me apo pa vetëdije punon kundër fesë së tij, ku më shumë largon (duke vështiresuar), se se sa afron (duke lehtësuar) ashtu janë edhe fanatiket (ultrasit), zakonisht më shumë i sjellin dëm klubit se sa përfitime.

Klubi do sportëdashës që paguajnë biletat, vijnë me familje, shohin ndeshjen dhe më pas ikin në punët e tyre.Ultrasit nuk ikin, ultrasit jetojnë me klubin, duan vendimarrje, respekt, të drejta, kërkojnë llogari, dhe këtu lindin problemet, konfliktet, ku secila palë nuk njeh kufinjt e saj dhe më pas e pëson ekipi.

Në rastin e Vllaznisë ndryshon puna. Vllaznia, nuk ka më tifozë si përpara;- thotë me të drejtë një Miku im. Vllaznia ka disa individe, që nuk e kanë të qartë, a janë tifoze, ultras apo sportdashës.

Ato nuk jetojnë me klubin, por kur vijnë ne stadium i sjellin dëm klubit. Ankohen për bileta, shpifin pér shitje blerje, gjuajnë shishe, shajnë lojtarët e tyre, duartrokasin kundërshtarë. Një mish-mash që nuk kuptohet.

Vllaznit Ultras janë ndryshe. Të paktën prej dy dekadash, që unë, herë pas herë jam pranë tyre. Janë të vetmit opozitarë, që kanë dale sipér llumit, që kishte marrë peng Vllaznin, në drejtim dhe tifozeri. Janë të vetmit që kanë mbështetur, edhe atëherë kur në mbështetje të saj nuk ishin as ato që vidhnin Vllaznin.

Kur të tjeret dilnin në mbrojte idhujve të tyre politik, ku në drekë mbanin flamurin e partis dhe n’darké flamurin e Vllaznise, keta djem protestonin kundér padrejtësive. Albani duhet ta dijë se ai është aty edhe si pasojë e kundërshtive të tyre kundër bashkisë.

E kanë bëre qysh me Agron Çelen, e kané bere edhe me Valter Fushën, që për hirë të së vërtetës krijoi një standard, qoftë tek akadamia dhe tek shitjet ku në kohën e tij, kemi shit lojtare, sa nuk janë shitur në gjithë historinë marr sbashku.

Dhe prap kur na thonin; se ju, jeni po ato që keni thëne edhe: Fushaj Ik. -Ne themi Po! Madje jemi gati, po të jetë nevoja, me thanë edhe Xhaferi Ik! Sepse tifozi vërtetë gjithmonê kërkon më të mirën për klubin e tij. Akoma nuk e besoj, dhe s’dua ta besoj se mbyllja e dyerve të tribunes C, të ketë nën-kuptim të mbylljes së dyerve për Vllaznit Ultras!

Futbolli luhet për tifozët. Vllaznia është e tifozéve. Vllaznit Ultras janë tifozet (e vërtetë) të saj. Çdo person tjetër në klub është përkohësisht. Të vetmen gjë që ka në dorë është; të shkruaj emrin e tij si njollë e zezë në histori apo me gërmat e arta të lavdisë.

Dhe lavdinë që ta jep ai klub nuk ta jep askush dhe asgjë tjetër. Akoma kujtohet i ndjeri Myftar Çela si hero né shkoder. A thua se të ishte Adem Jashari. Sepse tifozi i vërtetë shkodran, nuk ta harron përjetë atë që bën për skuadren e tij. Por nuk ta harron as padrejtësine. Akoma jam në pritje të një reagimi nga klubi Vllaznia për keqkuptim dhe ndjesen për çdo antar që ndihet i ofenduar (ose i keqkuptuar) nga kjo situate.


Letër e hapur, drejtuar presidentit të Vllaznise.

I nderuar Alban Xhaferi. Me respektin dhe vlerësimin që ruaj për ty, po të drejtohem me këtë letër të hapur, krejtesisht në emrin personal.
Po të drejtohem ty, jo vetëm për kontributin që ke dhënë dhe jep, por sepse respekti që kam vjen si pasojë e atyre vlerave që kam lexuar tek ti.

Ndryshe nga pothuaj i gjithë llumi i drejtusave në futbollin tonë, ti vjen nga një botë e qytetarise, kultures dhe edukates.
Kjo pérsa i përket anes personale. Nga ana profesionale, një kryevlerë, që kam lexuar tek ti; është drejtësia! Me aq sa kam paré, më ka pëlqyer se në situata të ndryshme je treguar i drejte. Dhe kjo gjë, detyrimisht i shërben edhe Vllaznisë.

Mbaje kétë vlerë sepse në planin afatgjatë do kemi pérfitime të gjithë. Puno me integritet, jepi të drejten sipas hakut të gjithsecilit dhe mos prano asnjë çmim për këtë pjese.

Një gjë duhet ta dij gjithkush; shkodrani vërtetë të pranon për vlerat. Arroganca nuk pin ujë në shkoder. Këtu të marrin inat nëse sillesh me mendjemadhesi. Ketu edhe kamarjeri ta hedh ujin surratit po nuk e respektove. Dhe anasjelltas të çojnë në qiell kur lexojnë tek ti njeriun e mirë, atë të vlerave.

Né rastin konkret, (nese është e vërtetë se mbyllja e dyerve, bëhet qëllimisht kundër Vllaznit Ultras), të siguroj se po gabohesh.Nëse shkëndijat apo krisja është ndeshja kunder Valurit, Ultrasit dhe cdo njeri i pranishem në stadium u ndje i fyer nga ajo paraqitjet turpëruese.

Nuk besoj të ketë ndodhur ndonjëherë, që të humbasim me atë rezlutat, që në fazë të parë, kundër një kundërshtari gjysëm-profesionist. Tymueset, dhe gjobat duhet t’ia faturoni vetes dhe të merrni përgjegjësi, jo ultrasve.

Ju e dini fare mirë (dhe e kam parë nga afer) se Vllaznit nuk kanë lejuar të hidhet një kapsolle në tribunen e tyre, edhe kur një fëmijë i pabindur e ka bérë një gjë të tillë.

Nëse ka tifozë që meritojnë mbështetje janë ato. Vërtetë janë lojtari 12. Lojtari më i mirë i Vllaznise. Vllaznit Ultras janê Vlerë, ashtu siç unë besoj se edhe ju jeni Vlerë për Vllazninë.

Dhe ajo që unë do kërkoja nga ju është që të uleni dhe të reflektoni, gjithsecili në krah të vet, për t’u bérë një trup i vetëm; Vllazni e vërtetë. Kjo është dëshira, dhe arsyeja pse unë zgjodha të béj këtë postim, për hir të Vllaznisë, emrit që na bashkon, dhe vlerave të përbashkta.

ergys trimaci