Futbolli luhet në fushë, jo në letër. Në fushë, Tirana u eliminua nga një skuadër më e mirë, më e fortë, se ajo. Tirana nuk e respektoi fare kundërshtarin. E përgatiti këtë tur të Champions League me shumë arrogancë dhe me një lloj kompleksi superioriteti të pabazuar askund.
Ndërkohë që përballë kishte një kundërshtar më të fortë, festoi kalimin e turit që ditën kur u hodh shorti. Pas humbjes në Luksemburg, vazhdoi të mos e respektonte kundërshtarin. Nuk e diskutonte absolutisht fare kualifikimin.
Gabim! Duhet t’i bëhet mësim… I ka të gjitha mundësitë të shkojë larg në Conference League. Me këmbë në tokë, pa pordhë të mëdha. Dëgjoj të gjithë, amatorët, amatorët, amatorët e Luksemburgut… Ore njerëz të mirë, ata, de jure, mund të jenë amatorë, por de facto, janë shumë, po shumë fare më profesionistë se ne…
Se bie fjala, para viteve 90-të, amatorët e Flamurtarit, 17 Nëntorit, Partizanit, Dinamos dhe Vllaznisë, të merrnin “gjak në vetull”…