Përjashtimi i Shkodrës si qytet mikpritës i Kampionatit Europian U-17 është goditja e rradhes per Shkodren dhe një tjetër dëshmi se sporti në këtë qytet ka rënë në vdekje klinike.
Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Rrogozhina do të jenë qytetet pritëse të talenteve të futbollit europian, ndërsa Shkodra, “djepi i futbollit”, do të vazhdojë të përkundet në premtime.
Edhe pse koha për përgatitje ishte më se e mjaftueshme, Shkodra nuk ofroi as një fushë stërvitore të denjë dhe as një copë tokë të lirë, ku UEFA dhe FSHF mund të ndërtonin një kompleks stërvitor.
Sot, në qytetin e legjendave të futbollit, kemi vetëm një “fushë” futbolli – trashëgimi e sistemit komunist – ndërsa në Lushnjë ka një stadium, dy fusha moderne dhe dy të tjera në ndërtim, me bar natyral.
Falë premtimeve të politikanëve të majtë e të djathtë, të cilët shfaqen edhe si tifozë në dështimet e futbollit, basketbollit, volejbollit shkodran dhe “presidentëve” të klubeve, sot nuk mund të krahasohemi me asnjë qytet apo qytezë tjetër për infrastrukturë sportive.
Jemi shumë më keq!
Jam kurioz, si do t’ua shpjegoni futbollistëve të Realit, Barcelonës, Bayernit, Liverpoolit, Manchesterit apo Juventusit se futbolli shqiptar lindi dhe u rrit në Shkodër, por aty nuk do të luajmë dot sepse nuk ka asnjë fushë ?