Ka pak kohë që ka filluar bashkëpunimi mes FSHF, Bashkisë Shkodër dhe klubit Vllaznia. Më në fund, sepse duhej prej kohësh, pasi normalisht, një gjë e tillë është në të mirë të futbollit shkodran. Këto marrëdhënie me FSHF dhe presidentin Armando Duka kishin kohë që ishin “ngrirë” nga ish-kryebashkiakja e paaftë Voltana Ademi.
E kam shprehur edhe në studiot e ndryshme televizive këtë shqetësim. Edhe pse, z. Bardh Spahia bëri përpjekje bashkëpunimi me z. Duka, për projekte fushash dhe shumë gjëra që i duheshin qytetit, nuk u bë e mundur një gjë e tillë. Më vjen mirë që po konkretizohen tani. Shpresoj që treshja, duke nisur nga Benet Beci, Alban Xhaferi dhe Armando Duka, pa dallim, të punojnë për të mirë të sportit dhe të Vllaznisë.
Shpresojmë shumë që të bëjnë më të mirën. Këtë opinion nuk e bëra për këtë që shkruajta më sipër, por për muzeun e sportit që Vllaznia e ka urgjente në ambientet e stadiumit. Është premtuar një gjë e tillë prej shumë vitesh dhe asgjë. Ky është shqetësimi im dhe i komunitetit të sportit shkodran. E kam diskutuar shumë herë këtë shqetësim në studion sportive “Star Sport” të Star Plus TV, bashkë me gazetarin Maringlen Zhivani dhe të ftuarit e tjerë, por ka rënë në “vesh të shurdhër”.
Pse një gjë e tillë? Muzeu i sportit duhet urgjentisht, sepse i takon Shkodrës, si djepi i lojës së parë të futbollit në Shqipëri. Është i trishtë fakti që brezi i ri nuk di historinë e qytetit dhe të Vllaznisë. Nuk e dijnë se kush ishin kollosët e futbollit shkodran. Unë do mundohem të përmend të gjithë emrat që kanë lënë gjurmë në vite tek Vllaznia. Shpresoj të mos harroj ndonjë rrugës.
Emra të gjithë që kanë lënë kontribut në futbollin shkodran si Muhamet Halili, Qazim Dervishi, Hil Staka, Paç Koliqi, Pjetër Gjoka, Kin Bushati, Myzafer Pipa, Ali Paçrami, Rexhep Krasniqi, Ibrahim Dizdari, Asim Golemi, Reshit Rusi, Feti Dizdari, Zef Hila, për të vazhduar me Dodë Tahirin, Loro Boriçin, Muhamet Dibrën, Prek Gjeloshin, Beqir Osmanin, Muc Koxhjën, Ernest Halepjanin, Xhelal Jukën, Pal Mirashin, Zyhdi Barbullushin, Bimo Fakjën, Xhevdet Shaqirin, Met Vasinë, Latif Alibalin, Adem Smajlin, Isuf Çobën, Shaban Abdinë, Mustafa Nehanin, për të vijuar me një brez tjetër si Shefki Boshnjaku, Kol Gjoni, Qemal Cungu, Shuajp Keraj, Zyhdi Bakalli, Ali Tepelija, Lutfi Laçja, Ali Kullolli, Beqir Cungu, Buto Smaja, Daut Shkreli, Qamil Medja, Fejzi Rrjolli, Alush Bakalli, Esat Bushati, Zija Halluni dhe Shuajp Preza.
Vijojmë me emra të tjerë si Paulin Ndoja, Frederik Çapaliku, Sadetin Zmijani, Ramazan Rragami, Nikoll Gjergji, Esat Rakiqi, Hajrullah Lekaj, Osman Djepaxhia, Menduh Dedja, Selami Dani, Sabah Bizi, Halil Puka, Lekë Koçobashi, Mehdi Milla, Jonuz Teli, Zija Dani, Bep Çefa, Zyhdi Basha, Xhevdet Basha, Esat Egërçi, Ramadan Komi dhe Pjetër Dushaj. Ka përsëri emra të tjerë të mëdhenj si Medin Zhega, Rauf Çanga, Millan Vaso, Ismet Hoxha, Suad Durraj, Seit Çanga, Çesk Ndoja, Viktor Plumbini, të cilët më vonë do pasoheshin nga të tjerë si Lutfi Basha, Ahmet Meta, Fatmir Axhani, Fatmir Lugji, Genc Boshnjaku, Astrit Hafizi, Luan Vukatana, Ferid Borshi, Ardian Arra, Selman Gruda.
Emra të tjerë të mëdhenj si sportistë janë edhe Gjergji Kushe, Hysen Dedja, Bep Pali, Fatbardh Jera, Nikolin Thana, Fatmir Paçrami, Roland Luçi, Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Ardian Bushati, Fasli Fakja, Viktor Briza, Kujtim Shaba, Arvid Hoxha, Isak Pashaj, Ilir Kepaj, Agron Lika, Lulëzim Bërshemi, Arjan Laçja, Astrit Shemaj, Fejzi Shkënza. Poashtu, edhe emra si Avenir Dani, Çlirim Basha, vëllai im i madhi Zamir Shpuza, Astrit Premçi, Alban Noga, Azis e Bujar Gruda, Ramiz Bisha, Edmir Bilali, Ilir Keçi, Gjergj Fishta, Altin Halili, Dritan Nako, Vladimir Gjuzi e shumë të tjerë.
Kontribut të madh për Vllazninë kanë dhënë edhe ish-futbollistë si Armir Grima, Vioresin Sinani, Edi Martini, Suad Lici, Luan Zmijani, Ilir Ymeri, Altin Xhahysa, Armando Cungu, Luan Jahja, Gjergj Shllaku, Shpëtim Gruda, Alban Volumi, Ilir Dibra, Safet Osja, Edi Kraja, Ermal Dervishi, Kreshnik Osmani, Pjerin Martini, Arion Mustafa, Gaspër Ndoja, Oltion Osmani, Millosh Kërstaiç, Amarildo Belisha, Dorian Bylykbashi, Klodian Duro, Saimir Patushi, Albert Kaçi, Asim Gjokoviç, Elvin Beqiri, Uliks Kotrri, Admir Teli, Sasha Delain, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika, Edmond Doçi, Ilir Nallbani, Marenglen Kapaj, Erion Hoti, Nevian Cani, Rudi Vata, Hamdi Salihi e shumë të tjerë që shpresoj të mos kem harruar ndokënd prej tyre që kanë derdhur gjak e djersë për fanellën e Vllaznisë, krahas këtyre emrave të nderuar që përmenda më lart.
Po kush ishin trajnerët pasionantë? Emra si i madhi Palokë Nika, Ibrahim Dizdari, Ernest Halepiani, Skënder Jareci, Xhevdet Shaqiri, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Astrit Hafizi, Esat Rakiqi, Sabah Bizi, Hysen Dedja, Vasil Bici, Dervish Haxhiosmanoviç, Mirel Josa, Agim Canaj, Hasan Lika, Roland Luçi, Edi Martini, Rudi Vata, Artan Bushati e shumë e shumë të tjerë që nuk po më kujtohen tani. Nuk mund të harrojmë pa përmendur as dy presidentët më të mirë dhe më të suksesshëm që ka patur historia e Vllaznisë që nga krijimi i saj. Myftar Çela dhe Valter Fushaj kanë rrespektin e të gjithë Shkodrës për investimet e tyre që kanë bërë tek Vllaznia ndër vite.
Padyshim që, të gjithë emrat e lartpërmendur pa asnjë përjashtim, e meritojnë të jenë pjesë e muzeut në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky muze duhet të futet edhe në guidën e turistëve në Shkodër, që vizitojnë qytetin tonë. Të futet në orët e mësimit, të jetë pjesë e shkollave. Të shkojnë brezat, të njihen nga afër me historinë e këtij qyteti të madh. Shpresoj që z. Benet Beci ta lexojë këtë opinion nga ana ime dhe të vendoset në lëvizje për të ndërtuar muzeun në stadiumin “Loro Boriçi” dhe uroj që të mos bjerë në gjumë edhe ai, siç bëri një paraardhëse e tij, ish-kryebashkiakja e paaftë Voltana Ademi.