Eshte miratuar nje rregull i ri ne futbollin shqiptar para disa javesh. Ne fakt, preferova te rri ne heshtje per pak kohe, por tani e pashe te arsyeshme te shkruaj nje opinion per nje rregull te ri qe eshte miratuar ne futbollin shqiptar. E kam fjalen per “pushkatimin” e futbollit te moshave, pasi keshtu mund ta konsideroj me ligjin e ri qe behet ne janar per klubet shqiptare, qe lejon shtate te huaj ne ekipet e Superiores.

Aq pak specialist sa jam dhe si ish-drejtor i Akademive te ndryshme te futbollit, ne baze te atyre pak informacioneve qe kam, vendet fqinje nuk lejojne kaq shume te huaj, perveçse tre futbolliste. Akademite e futbollit po kthehen ne qendra stervitore, pa vemendjen e presidenteve, drejtoreve dhe klubeve. Me vjen keq, pasi te gjitha keta qe permenda me lart, nuk shohin si burim furnizimin e ekipit te pare dhe perfitimin nga shitja e disa talenteve, ku shume klube kane bazen kryesore elementin e ri per plotesimin e ekipit te pare dhe shitjen e tyre per te mbushur arkat e klubit me financa te shendosha.

Megjithate, kush humb me kete ligj qe po miratohet ne futbollin shqiptar? Humbasin futbollistet e Akademive, pra kjo konsiderohet pushkatim dhe eleminim i sportisteve tone dhe talenteve qe ne Shkoder i kemi jo te pakte, por nuk dine t’i menaxhojne klubet dhe nuk dine t’i bejne marketingun e duhur futbollisteve te talentuar, ku klubi Vllaznia ka deshtuar ne kete aspekt.

10-vite pa shitur nje futbollist, qe ne kohen e ish-presidentit Valter Fushaj, ku atehere klubi kishte prioritet futbollistet e rinj kuqeblu dhe perfitonte financiarisht nga ata. Akademite po kthehen ne qendra stervitore amatore pa perspektive. Mendimi im eshte qe kjo eshte nje politike e gabuar nga FSHF, pra tani i bie t’i çojme femijet ne Akademi qe te ulin obesitetin, te mos shendoshen dhe te largohen nga veset e rrugeve, siç jane duhani, alkooli, droga etj.

Lum une dhe ata qe kane femijet ne sport qe shpenzojne jo pak leke dhe ne fund u kerkojne perqindje jo te vogel per te kaluar ne ekipin e pare. Ky eshte “helmimi” i elementit te ri. Po nuk u korrigjua ligji i futbollisteve, brezi i ri eshte i humbur, perspektiva per ta do te jete zero. Une jam kunder ndryshimit, pasi edhe keshtu sic eshte momentalisht, kane perfituar drejtoret e klubeve me matrapazlleqe e tyre per te sjelle nga 12 te huaj.

Kemi raste te fresketa tek Vllaznia, ku per interesa personale per te mbushur xhepat e vet, ish-drejtori deshtoi dhe firmosi me futbolliste, qe nuk kishin nivel per ekipin e Vllaznise. Ata te gjitha ishin nen mesataren e futbollisteve shkodrane, pra mendimi im dhe i shume specialisteve eshte se nuk duhet mbeshtetur kjo iniciative, e cila eshte ne dem te futbollisteve te rinj shqiptare. Tani do perfitojne edhe me shume drejtoret teknike, te cilet jane korrupsioni i klubit dhe deshtimi i tyre. Te gjithe ata abuzojne me leket e presidenteve per interesa personale.