Eshte fjala per ate qe ne futboll quhet “lojtari i dymbedhjete”, pra per spektatorin. Aq e vjeter siç eshte Vllaznia, aq e njohur dhe mbreselenese kudo qe ka luajtur ekipi shkodran, aq te njohur dhe mbreselenes kane qene per vite me rradhe sportdashesit shkodrane.
Ashtu siç ka ditur te portetizoje dhe t’i ngjyrose me epitetet me te gjetura ne fjalorin shqiptar, penda e arte e profesor Anton Mazrekut, futbollistet e Shkoder loces, ashtu po me ato ngjyra letrare ka portretizuar edhe tifozet e zjarrte shkodrane. Jane ne nje moshe me Vllaznine, qe e kane ndjekur ate jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe Shqiperine.
Diku me karroca e bicikleta, me autobuza e kamiona, me tren pasagjeresh e mallrash. Por edhe jashte kufinjve te Shqiperise, ne Malin e Zi, Kroaci dhe ne Kosove. Kam shkeputur disa vargje qe i mirenjohuri Mazreku I ka kushtuar kesaj tifozerie:
“Çka po ban Riza Dragushe,
Fort po hidhesh neper fushe”…
Me po aq dashamiresi I drejtohet atyre kur shohin Boriçin te tund rrjeten:
Malo Kraja e Hamdi Kastrati kur te shohin golin e Boriçit do te tundet shpati”.
Futbollistit Paç Koliqit nje urim prej Gjon Boriqit,
Naltin qark “O sole mio” n’kafe Park
Po nga penda e ikones radiofonike shqiptare Mazreku:
“Kartolin” prej Fadil Danit,
Bimo Fakes çona
urime Fadil Dana.
Mjalta, sheqera e bafta
Nuk kursehet ne gjetjen e personazheve te tij te dashur kur thur keto vargje:
Muhamet Halili i forte!
Shka te xjerri prej kesaj shporte?
Po t’dhuroj nji bylbyl t’ri
Per at mac Svecje- Shqypni”
Keto ishin vetem minimumi I atyre qe vargezon me shije artistike penda e Mazrekut kur gjene dhe nje mbyllje te spikatur:
“T’ tan lojtareve edhe shoqenive,
Pleqve,burrave edhe femive
Qe per sport kan’ dashuni
Po u uroj vjetin e ri ”
Breza te tere sportdashesish u rriten me emrin ne goje te Vllaznise nga qyteti e rrethinat, nga nenshkodra e mbishkodra, deri ne Bjeshket e Kelmendit e Dukagjinit, te cilet kane mbushur shkallet e fushes se vjeter e me vone te stadiumit Loro Boriçi, pa u ndalur nga koha e keqe me shira e debore.
Te radhitesh emra te ketyre brezave duhen faqe te pafundme dhe kushdo qe do te mundohet t’i rreshtoje ato do te jete i sigurt se do te gaboje e do te kerkoje te falur per mungesat e emrave te tyre ne kete dite jubilare te Vllaznise. Dhe kete do beje edhe une ne keto pak radhe, por kurresesi nuk do te harrohet Ali Bajri me automatikun e tij origjinal, kur Vllaznia thyente kundershtaret, bresheria a Bajrit ndihej pertej mureve te stadiumit. Apo Dulla ne nje krah tjeter me tromben e vete origjinale kthente ne hare tifozerine shkodrane.
Ne keto pak radhe nuk mund te le pa permendur shoferet e parkut te Shkodres qe udhetonin me nate per te qene te dielen ne stadium, si Sami Xhabija, Eljaz Caka, Pac Koliqi e shume shume te tjere. Me kulturen e objektivitetin e tifozerise shkodrane jane mirepritur ekipet shqiptare qe kane gjetur ambjentin per te luajtur pa frike.
Aq me shume kete harmoni ne radhet e spektatoreve nuk do te mungonin edhe mjaft zonja qe shoqeroheshin nga bashkeshortet e tyre. Po nuk ishte vetem tifozeria e futbollit. Edhe sportet e tjera si basketbolli, volejbolli, boksi, mundja, kishin entuziasmin e duartrokitjet e mijera vetave ne ish- kendin sportiv “Spartak” dhe ish- pallatin e sportit ne Sarreq ku u fituan tituj kombetar e kupa te Shqiperise.
Une jam deshmitar I shume skenave sportive ku tifozeria shkodrane ka ndikuar ne permbysjen e rezultateve duke I dhene krah sportisteve shkodrane ne fitore te bujshme ne te gjithe sportet. Nje falenderim ne kete 100 vjetor nuk do te mungoje edhe per keto sportdashes.
Namik Mehmeti
Firenze 19.02.2019