Historike kjo gare per te fituar Champions-in e edicionit 2019-2020, si per kushtet ne te cilat u zhvillue, diktuar nga pandemia e Covid-19, si per rezultatet e surprizat qe shenoi, ku qe nga viti 1991 nuk mungojne ne gjysmefinale skuadrat e Italise, Anglise e Spanjes. Pra sivjet do jene dy skuadra nga Franca e dy skuadra nga Gjermania qe do vijojne garen.
Çfare ndikoi ne kete permbysje te skuadrave me pretendime si Reali, Barcelona, Juventus, Liverpul, Mancester Siti etj, formula e garave pa spektatore apo grumbullimi ne nje shtet, Portugali,larg zhurmes se spektatoreve jashte portave te stadiumeve te tyre?
Apo vete pandemia qe I shperndau per disa jave futbollistet nga klubet e tyre, per vetembrojtje prane familjeve te tyre?
Fakti eshte interesant ne ecurine deri gjysmefinalet e ketij edicioni.
U kualifikuan skuadrat e dy shteteve Gjermani e France qe e administruan me mire pandemine, duke patur me pak viktima nga Italia, Spanja, Anglia etj, duke patur nje vleresim me te madh qe ne fillimet e saj.
Ndoshta ky konstatim nuk eshte dhe aq bindes kur eksperte e specialiste te mjekesise e shkencave te tjera mund te japin argumente me bindese e konkrete.
Por fakti eshte se dy skuadra gjermane, Bayern dhe Laipcig si dhe dy skuadra franceze Paris SG e Lyon do te jene pretendente per ne finalen e 23 gushtit ne Lisbone, I hap rruge njohjes se Covid-19 si nje faktor qe beri diferencen e futbollit europian.
Ndoshta te tjera te papritura mund te kete ne ballafaqimet e europiane per kombetaret e klubet e futbollit. Le te presim, por edhe ky futboll nen kembet e pandemise na dhuroi spektakel, cka u pa edhe nga Lyon qe eleminoi me merite Manchester City 3-1
NAMIK MEHMETI
FIRENZE, ITALI