Ngjarja e dites se diel qe pushtoi faqet e gazetave e portaleve mediatike, e lidhur me emrin e Suad Licit, administratorit te Vllaznise, i cili u kercenua me vendosje dianamiti, pikerisht ne diten 101 vjetorit te themelimit te Vllaznise, tregon se edhe ate gezim e argetim qe i ka mbetur shkodraneve ne kete varferi te epokes se Rilindjes, duan ta nxijne ashtu siç eshte nxire e gjithe pjesa tjeter e jetes se ketij qyteti.

Nese ne vitet e diktatures komuniste per te fshire nga historia lavdine e emrin e Vllaznise, eshte demostruar lufta e klasave, duke realizuar format nga te padegjuarat, tani ne vitet e demokracise po gjenden rruge kriminale per te njollosur emrin e saj, me dinamite, grushta, e gjakosje. Pra une qe e kam ndjekur Vllaznine prej me shume kater dekadash, kam qene deshmitar i shume episodeve qe e kane shoqeruar kete ekip

Vitet qe Vllaznia ka qene nen drejtimin e presidentit, te ndjerit Myftar Çela, Valter Fushaj, Agron Çela raste te tilla vetem mund te kene mbetur si thashetheme, ne sa eshte per te ardhur keq se nen drejtimin e Bashkise po tentohet te vazhdohet qe Vllaznia te kercenohet e goditet si ne rastin e trajnereve Cungu e Gjoka per te ardhur tek rasti i aktit me te shemtuar, vendosjes se dinamitit ne automjetin e Suad Lici.

Shkodranet dhe ato qe kane zbritur ne Shkoder kane pasione per futbollin, duan te fitojne Vllaznia, duan qe femijet e tyre te behen futbollista, i ndjekin ato ne stervitje dhe ndeshje qe bejne ekipet e Akademise se Vllaznise. Kane dhe pretendimet e tyre per t’i aktivizuar tek ekipi i pare. Por kjo nuk mund te jete  e realizueshme per te gjithe ato te rinje me prinderit e tyre qe te veshin fanelen e Vllaznise.

Vllaznia njeriun me adapt per te qene e sukseseshme dhe me nje stabilitet ne Superiore, nuk ka ku gjen me te pergatitur, me punetor, me te ndershem, profesionist dhe me nje karriere te pasur si te Vllaznia e Tirana,  si kapiten skuadre e kampion i Shqiperise me keto klube te njohura, dhe ne arenen nderkombetare.

Deklerata e tij se ai eshte nje qytetar i lire dhe do te vazhdoje me ate perkushtim e seroizitet punen qe ka marre persiper, tregon qarte se ai sebashku me stafin e Vllaznise do te realizojne ato objektiva qe kane deklaruar. Ndaj Bashkia, Kryetarja z.Voltana Ademi, duhet t’i rrine shume afer Vllaznise, te gjejne rruget me te mundeshme per privatizimin e klubit, t’i beje thirrje bizesmeneve shkodrane, edhe atyre qe jetojne jashte Shkodret te marrin persiper pergjegjesine si presidenta,duke bere dhe sakrifica.

Nje njolle tjeter i vihet ketij qyteti, kur dihet se grupe kriminale edhe brenda burgjeve, drejtojne nen hunden e policise vrasje e plagosje. Dhe rasti i dites sotme me Suad Licin duhet te trokase jo vetem ne adrese te Ministrit Lleshi por dhe Kryeminstrit Rama qe po luan me shume rolin e ne vezhguesi pa pergjegjesi per Shkodren.
NAMIK MEHMETI Firenze 
16.02.2020