Kur po shikoja foton e fiksuar te Vllaznise pas fitores 2-1 ndaj kryesuese se Superiores Egnatias, ku ne mes futbollisteve e stafit drejtues ishin edhe kryebashkiaku Benet Beci dhe presidenti I Vllaznise Alban Xhaferi, me linden shume pyetje.
Dikush mund te pyes si une: A eshte kjo foto e nje ekipi qe u shpall kampion para se te perfundoje kampionati? Pergjigje me goje nuk ka perderisa aty mungon trofeu, pra Kupa.
Atehere nje foto emblatike per faktin se fitorja u arrit ne diten e festes se 105 vjetorit te krijimit te Shoqerise Vllaznia.
Nje foto e justifikuar per vete faktin e thyerjes se nje miti, ku pas pas tete ballafaqimeve me Egnatian, Vllaznia e realizon pathyeshmerine e ekipit rrogozhinas me nje fitore te merituar.
Nje foto e justifikuar pasi Vllaznia me trajnerin Qatip Osmani po shkon drejt nje rekordi ku pas 9 ndeshjeve nuk njeh shijen e humbjes, fakt ky inkurajues per te pretenduar me shume ashtu siç eshte shprehur Balaj “jemi per titull”.
Dhe pritshmerite jane pasi ekipi tashme ka krijuar fizionomine e lojes se tij ku nje dyshe sulmuese si Balaj-Gruda me 21 gola te shenuar, mund te jete padyshim ne favor te te parit pra Balaj per te fituar “Kepucen e Arte”. Nje dyshe qe po guxoj ta krahasoj me duetin Martinez-Thuram te Interit qe kryeson kampionatin italian dhe eshte drejt kurorezimit per titullin ne Seria A, dyshe kjo me 22 gola deri tani.
Edhe njehere per kete foto ndoshta paralajmeruese per titullin aq te mireprituar e deshiruar prej 23 viteve, ku prania e kryebashkiakut Benet Beci mund te kete kemben e mbare.
Kjo foto do t’i perligjej atyre fitoreve qe Vllaznia ndonese eshte djepi i futbollit shqiptar vuante te gezonte
sportdashesit e saj ne ballafaqimet me dy superfuqite, Partizani e Dinamo ne vitet e Diktatures, por ashtu e persekutuar
i behej barrikade ne ish-fushen e vjeter apo ne ish- stadiumin “Vojo Kushi” duke I rrezikuar titullin kampion.
Por fitorja ndaj Egnatias mund te jete nje fitore qe nuk duhet injoruar ne rrugetimin è nje Shoqerie te pare sportive ne historine e sportit shqiptar siç eshte Vllaznia e Shkodres per shume arsye. Kam thene njehere e po e perseris: Kush e ka radhen zoti Osmani te provoje pathyeshmerine e Vllaznise?
Padyshim qe mund te pohoj me plote besim e modesti “jemi ne rruge te mbare”. Ashtu qofte dhe u realizofte pasi me duket se Vllaznia tashti afroi tifozerine e munguar.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 18.02.2024