Profesor, doktor Mirel Josa padyshim qe eshte nje nga emrat me te nderuar e te respektuar ne futbollin shqiptar, ku pas kontibutit si futbollist me ish 17 Nentorin e Tiranes, me Shpresat dhe Kombetaren, po le emer edhe si trajner.
Nuk po marr persiper te bej nje biografi te Mirelit si trajner, por ajo qe ngjau ne mbrembjen e 31 majit ka nje simbolike te vecante. bile do te thoja se ralle nje trajber mund te provoje emocione aq mbreselenesse si i perjetoi Mirel Josa.
Ne 59 vjetorin e ditelindjes, Mirel Josa ka lene pas shpine ato vite, duke menduar e qene i preokupuar per te festuar me stafin e futbolistet e vllaznise, pa perjashtuar edhe tifozerine shkodrane nje tjeter eveniment.
Kishte marre rrugen drejt Rozafes i vene ne dileme se çfare mund te beje une ne dy jave kampionat e ne nje finale kupe?
Kishte besuar ne dialogun e pare me presidentin e Vllaznise Xhaferi dhe si do te shkonin punet ai kishte pranuar nje oferte te Xhaferit per nje bashkepunim me te gjate perveçse per tre ndeshje.
Ishte permendur Europa por pa vene firma. Dhe ky sinqeritet e besim i Xhaferit e beri per momentin te harroje 1 qershorin majin, pra afrimin e ditelindjes se tij dhe te hedhe zaret per nje sukses qe do ta bente edhe me te hareshme kete ditelindje.
U afrua prane ekipit pa prezantim protokollar, i njihte futbollistet, edhe ato e njihnin trajberin e porsaardhur ne mjediseve te “Loro Boriçit”.
Por edhe sportdashesit kishin patur rastin te njohin aftesite dhe modestine e Jjoses pasi ishte ulur ne stolin e Vllaznise edhe dy here te tjera por pa mundur t’iu shperbleje kete besim me ndonje trofe. Kjo e majit 2022 ishte e treta prove. E treta e verteta eshte nje shprehje popullore.
Ne dy ndeshjet e fundit te kampionatit arriti objektivin me dy fitore qe i afronin Vllaznise porten per ne Kupat e Europes. Por ndjeu tradhetine e kolegeve bile edhe te ish -skuadres se tij Tiranes, duke i dhuruar kukseianeve nje fitore qe kaloi pa shume konstatime gjoja se ishte nje ndeshje me festivale golash.
Atehere zari i dyte ishte finalja e kupes. Deri ne perballjen e 31 majit, Vllaznia nepermjet trajnereve te njohur, gjermanit Brdariç e shkodranit Plori, siguroi per te dytin vit radhazi ballafaqimin ne finale. Pra Mirel Josa nuk duhej te zhgenjente punen e dy kolegeve.
Futbollistet e Vllaznise kishin pa se diçka ka levizur pas dy fitoreve me Egnatien e Kastriotin. nje marrje pergjegjesie, nje optimizem dhe nje vetesiguri, te bindur se nuk do te hedhin poshte djersen e derdhur pergjate nje sezoni futbllistik.
Fjalet e Mirel Joses siç duket nuk kane qene nje leksion me hyrje e mbyllje, por thjeshte nje inkurajim: “Ia dalim djema”!
Por nga ana tjeter e perdes, nje administrator e president optimist si Alban Xhaferi kishte thene fjalen e fundit: Kupen do ta mbajme ne Shkoder. Dhe ishte nje premio qe afronte pergjegjesi dhe detyrim ndaj kesaj perkujdesje.
Dhe u be, ashtu siç e kishte parashikuar stafi i Vllaznise me ne krye Mirel Josen, futbollistet me ne krye kapitenin simbol Gurishta dhe presidentin Alban Xhaferi, i cili ne dy vite rradhazi e çon Vllaznine ne piedestal.
Por do te jete nje rast unik, i panjohur, kjo fitore e kupes nga trajneri Josa qe ne mes 12 trofeve te ngritura ne stadiumet shqiptare, trofeu i Kupes me Vllaznise ruan nje magji: Kur e njohu brumin e Vllaznise, kur e gatoi ne tri jave dhe si pa u ulur mire ne pankine ate qe kishte ushqye futbollisteve e beri realitet.
Vetem nje profesor-doktor me nje CV ekstra, mund ta realizoje nje enderr te tille. Dhe me vertete Mirel Josa nje profesor doktor ne futboll.
Urime Vllaznise, futbollisteve, Mirel Joses e presidentit Xhaferi!
Nje urim i veçante per doktorin sportiv afro 80 vjeçar Zyhdi Çoba, i cili me kete kupe ka seleksionuar 7 medalje nga 8 ‘kupa qe ka arshivuar vllaznia.
Namik MEHMETI
Firenze, 01.06.2022