KUSH E KA RRADHEN …?

Nje pyete qe doja ta beja qe ne prezantimin e pare te trajnerit te Vllaznise Memelli kur mori persiper se Vllaznine do ta bente nje skuader konkuruese minimalish deri ne Final 4.

Por u distancova pasi fitoret po shiheshin me lupe e keshtu pyetja se kush e kishte rradhen per te qene “viktime” e Vllaznise, u tjetersue ne nje pyetje deshperuese se kujt i takon radha te viktimizoje Vllaznine?

Dhe per t’i prere rrugen viktimizimit te Vllaznise, presidenti i saj z. Xhaferi para se Vllaznia te vihej ne shenjester nga 9 skuadrat e Superiores, nxitoi dhe beri “viktime” me te drejte trajnerin Memelli dhe drejtorin qe i hyri garant per pogradecarin qe nuk kishte nje CV besuese per nje karriere si trajner me Vllaznine.

Dhe po hyj i t’i pergjigjem pyetjes se titullit te ketij opinioni “Kush e ka rradhen?

Ndoshta dikush mund te me terheq vemendjen se pas pese fitoreve radhazi “gjithmone kungulli nuk ecen neper uje”. Po trajneri I mirebesuar Qatip Osmani me stafin e tij nuk kane deklaruar se Vllaznia s’di te fitoje, bile dhe pa ndalur tempin, por kane afruar shpresen e besimin se ekipi ka ne gjirin e tij futbolliste me pervoje dhe me te ardhme, por qe duhen disiplinuar taktikisht. Duhet te krijohet fryma e mirekuptimit e harmonizimit per te arrite ate qe thote trajneri Osmani: “Asnje sekret, veçse disipline taktike”.

Dhe te arrish te orientosh ekipin drejt objektivit se fitorja arrihet edhe nga minuta e pare deri tek vershellima e gjyqtarit, nuk jane rastesi dhe pese fitoret radhazi, 2 nga te cilat ne fushe kundershtare.

Ne harkun kohor jo ma shume se te dy muajve, nga 19.12 2023, Vllaznia fiton me Dinamon ne “Loro Borici 3-1, ne “Selman Stermasi” me Tiranen 1-0, perseri ne “Loro Boriçi” 5-0 me Skenderbeun, me Kukesin 1-0, per te ardhe ne fitoren e peste ne Rrogozhine ndaj Erzenit 1-0 ku thyhet edhe nje mit qe Vllaznia e ka pas te veshtire nje fitore jashte Shkodres ndaj shijakasve.

Po kush e ka eradhen pas ketyre fitoreve? Sipas kalendarit te dielen me 27 janar ne “Loro Boriçi”, Vllaznia pret pretendente e Superiores “Partizanin”.

Jo shume fat ka patur Partizani ne ballafaqimet me Vllaznine si ne Shkoder dhe jashte, bile edhe kur shkodranet kane lundruar ne ditet me te veshtira, Partizani eshte dorëzuar.

Kundershtari vjen pas nje humbje disi tronditese 1-2 me Laçin, por kjo nuk do te thote se Vllaznia edhe psé nuk mbahet nga frenat do te enderroje nje fitore disi te lehte.

Duke treguar edhe nje komponent qe i kushtezon keto pese fitore, mbrojtja qe nuk eshte thyer qe nga 12 dhjetori me Dinamon 3-1.

E nese arrihet edhe fitorja e 6-te, atehere spirtdashesit duhet te rikthehen qe kete te diel ne pushtimin e shkalleve te stadiumit “Loro Boriçi” duke pas dhe nje alternative me shume deklaraten modeste te trajnerit Osmani: “Me vetebesim, shkojme per fitore”.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE,21.01.2024