Vllaznia me sa jemi informue nga “Shkodra Sport”, zhvilloi nje faze pergatitore ne Austri, nje vleresim ky inkurajoz i stafit te klubit shkodran me ne krye presidentin Xhaferi, per t’u pergatitur seriozisht per “UEFA Europa Conference League”.

Krahas zbatimit te planit stervitor te pergatitur nga trajneri, Vllaznia zhvilloi edhe kater takime miqesore me skuadrat austriake, kuptohet jo te liges se pare, te cilat i fitoi me merite. Bile terheq vemendjen fitorja e katert me rezultat tenistik 6-0.

Pavaresisht nivelit te skuadrave kundershtare, e rendesishme eshte se taktikisht sulmuesit e mesfushoret e Vllaznise po tregohen ambicioz per te finalizuar sulmin.

Trajneri Mirel Josa ndonese fitoi shpejt ambjentimin me ekipin e Vllaznise dhe futbollistet i jane pergjegjur me nje vullnet e gadishmeri qe ne tre ndeshjet e fundit dhe ne finalen e Kupes se Shqiperise realizuan endrren e objektivin per t’u perfaqesuar ne Kupat e Europes, ku ballafaqimi i pare do jete ne “Loro Boriçi” me 21 korrik, ballafaqim qe kerkon nje vleresim seroiz.

Sulmuesit kane konkurr ence per te zene vend ne formacion, kuptohet edhe ne dy repartet e tjera mesfushe e mbrojtje, por duke u ndalur tek sulmuesit do te theksoja se nuk do te jete vetem Latifi e Arelica ne vemendjen e Joses, por edhe i porsaardhuri nga Mali i Zi Vulaj, si dhe Çoba, Hoxhaj, Kaina etj.

Ekipi me ne krye stafin teknik eshte kthyer ne Shkoder optimist, per te zhvilluar edhe nje jave stervitje, te bindur se turneu ne Austri me ato kater fitore qe flasin shume, nuk do te jene garanci per te ndeshkuar kundershtarin, por medeomos nje pervoje pozitive qe pritet te thoje fjalen edhe ne prani te sportdasheseve te zjarrte shkodrane qe nuk do do te kursehen ne mbeshtetje te ekipit te tyre te zemres.
Gjithsesi une mendoj se eshte shpejt per te dhene nje parashikim te sakte per kete ndeshje.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 14.07.2022