Nese kampionati kombetar po kalon me shume  probleme pas rifillimit te tij nga karantina e COVID-19, pra perfundimi i tij nen friken e kontaktit te futbollisteve me kete virus ku ne Shqiperi eshte rikthyer frikeshem, eshte per te ardhur keq ku u shfaq pabesia e trajnereve te importuar, qe i braktisen skuadrat e tyre.

Eshte fjala per Mirsad Jonuz nga Maqedonia e Veriut dhe Sormani nga Italia. Nuk dihen arsyet e pretendimet e ketyre trajnereve, ku i pari e la Vllaznine kur ajo kishte me shume nevoje per prezencen e tij, per t’i shpetuar perplasjes me “play-out” dhe i dyti pas rikthimit tek Partizani, rrahu gjoksin se kampionet do te pretendonin pa medyshje riperseritjen e suksesit te nje viti me pare.

Por faktet flasin per te kunderten e atyre deklratave qe dy trajneret shpalosen gjate firmosjes se kontratave dhe prezantimit qe bene me drejtuesit e dy klubeve me me emer ne historine e futbollit shqiptar.

Mirsad Jonuz duke njohur me shume ecurine e kampionatit shqiptar qe vuan nga mosvleresimi jo meaksimal, por nje injorim i plote i tij nga FSHF, nga mungesa e ndershmerise e ndergjegjes nga pothuajse i gjithe grupi i gjyqtareve te futbollit ,nga veshtersite finananciare te vete klubit Vllaznia, duhej te tregonte sme shume pergjegjesi.

Pretendimi i tij se nuk “mund te degjoje me ankesat ekonomike te futbollisteve” eshte nje pretendim prej naivi e mungese sedre, pasi nuk ka patur injorim as nga Bashkia, as nga administratori Lici dhe sportdashesit shkodrane.

Trajneri italian Sormani mendoi se krizen qe kaloi Italia e tij me fatkeqesine qe solli ne numrin me te madh te viktimave koronovirusi, ta kaloje i “mbrojtur” ne Tirane deri ne diten qe epidemia trokiti deri ne radhet e klubit duke infektuar pese futbolliste.

A ka ikje me te turpshme dhe pabesie se kjo e trajnerit Sormani e stafit te tij, ku jo vetem nuk realizoi ate qe premtoi, por e katandisi Partizanin ne nje shthurje totale duke rivalizuar Vllaznine e Bylisin per te shmangur “Play-out-in”.

Keto dy shembuj nuk duhet t’i shqetesoje vetem dy klubet e injoruar nga trajneret e importuar por duhet te ndjeje nje ofendim edhe FSHF pasi futbolli shqiptar prezantohet ne Europe me siglen FSHF, e me pas ne emer te klubeve qe perfaqesojne kete kampionat te sakatuar deri ne palce, ku emrat e medhenj te futbollit shqiptar Flamurtari, Luftetari e ne rrezik Vllaznia e Shkodres, duhet te injorojne historine e tyre, pse FSHF nuk ka nje formule tjeter algjebrike, pervecse “10-2”?!

Pa dyshim qe klubet qe u tradhetuan nga lideret e stolit dhe pse jo te gjithe klubet e liges shqiptare do te maten  tash e mbrapa per te rendur pas trajnereve te huaj. Futbolli shkodran dhe ai Partizanit “u vrane” dy here, si nga pandemia, e se dyti nga tradhetia.

A ka trajnera Shkodra, Tirana dhe Shqiperia per te krijuar stabilitet ne kampionatin kombetar, pa patur nevojen e trajnereve te importuar?

Para se te japim pergjigje kesaj pyetje duhet te vleresohet se pari situata qe po kalojme me pandemine ne vazhdim. Dyert e aeroporteve siç u hapen, mund te mbyllen brenda nje nate. Para sa te presim qe klima te stabilizohet dhe futbolli si e gjithe jeta te marrin fryme lirisht, me mire te gatuhemi me brumin tone. Pra ka trajnera dhe si shembull po u sjellim dy shkodranet Cungu e Martini qe kane ditur te stabilizojne futbollin ne Laç e Durres.

Jo te gjithe ekipet do te dalin kampion, por jane dhe Kupa, pjesmarrja ne Europe qe nxisin ambiciet e trajnereve, futbollisteve per t’i dhuruar qyteteve te tyre ku luajne aromen e futbollit.

Shkodra me afrimin e bizesmenit te ri, z.Xhaferi, do te mendoje se nje gjysme Martini e gjysme Cungu mund te gjeje ne Shkoder nje trajner shkodran, edhe pse jeton ne Tirane. Per kete duhet prekupohen te gjithe qe nga sportdashesit, futbollistet qe e duan Vllaznine e duhet te kthehen e te luajne per ngjyrat e klubit 101 vjeçar, Bashkia e deri te Prefektura.