Java e nje aktiviteti sportiv kombetare, jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe kontinentin tonē, edhe futbolli qe terheq me shume vemendjen e interesin e sportedashsve, fillon te shtunen e mbyllet te henen. Nuk ka ndonje rregullore te sanksionuar per kete nga Federatat apo UEFA se si do te filloje java sportive, por kjo rregullore ndoshta e pashkruar, nga e shtuna deri te henen do te jete e unifikuar nga fakti se njerezimi ka kohen me te lire per t’u argetue me sportin, pra edhe futbollin.

Kjo mbas nje jave te lodhshme ne pune, ditēt e shtune e te diele i kane pushim. Por per çudi ne Shqiperi si ne çdo aspekt tjeter, thyerja e tradites apo rregulloreve, nuk i ben pershtypje jo vetem organizatoreve te Federates se Futbollit se java sportive fillon edhe te hanen e te perfundoj te shtunen.

Dikush do te thoje kur lexon kēto radhe, ky njeri qe po na tregon se kur fillon java sportive, a jeton ne kete shekull apo jo? Kētu te gjthe ditēt e javes i kemi te paangazhuar, nuk kemi pse te presim te shtunen e te dielen per t’u çlodhur e argetuar me futbollin. Mirepo une kembenguli se ndeshjet e se shtunes e te dieles kane nje tjetēr joshje e kenaqesi. Nje tjetēr atmosfere tifozlleku.

Çdo ambelsire eshte e shijshme ne çdo vakt te dites apo edhe çdo dite te javes, por edhe embelsira eshte me e shijshme ne festat e Krishtlindjeve apo Bajramit. Keshtu them une. Futbolli ka qene gjithmone argetues e sfidues ne fundin e javes, pasi nga e hena deri te shtunen ndeshjeve u kane parapri diskutimet, parashikimet dhe planet se si do te organizohen grupet e tifozeve, udhetimi i tyre me autobuza per te mbeshtetur skuadren e zemres etj.

Po dikush nga FSHF qe lexon kēto radhe do te thoje qe ky nuk e di se pertej mesit te javes i luajten ndeshjet e Kupes se Shqiperisē?! Po, e di por funksionon ndryshe. Edhe kētu ne Itali, edhe ne Angli ne mes javes i zhvilluan Kupat e Italisē che FA Cup, por ndeshjet e javes filluan te shtunen e po mbyllen sot te henen.

Pse kjo çoroditje e kalendarit te kampionatit kombetar te futbollit? Mos valle rastesi dhe ndryshimi i orareve te ndeshjeve? Nuk kam konstatuar se ne kalendarin e kampionateve kryesore ne Europe te miratuar nga Federatat perkatese te kene vene dore ne ndryshime qe terheqin vemendjen e sportdashesve dhe te nxinin diskutimet, perveç rastit te ndryshimeve qe u bene per Kampionatin Boteror ne Katar, ndryshime qe ato ishin fiksuar qe me hedhjen e shorteve te Kampionateve te tyre. Pse ky nje “fjalekryq” i pajustifikuar, kur kampionati shqiptar me 10 skuadra eshte fare i lehte per t’u programuar.
Namik MEHMETI
Firenze, 6 shkurt 2023