Me kete titull “La Gazzetta dello Sport” nis reportazhin e saj kushtuar takimit miqesor ne pregatitje per “Euro 2024” te zhvilluar te premten ne darke ne mes Shqiperise dhe Kilit.

Autori i ketij reportazhi, gazetari Francesco Velluzi, pas ketij titulli simbolik ka vazhduar me nje tjeter nentitull proverbial te huazuar nga deklaratat e shqiptareve, si nga stafi e vete futbollistet, nga drejtuesit e FSHF e nga kori i sportdasheseve shqiptar nga te gjithe trojet:

“E dashur Itali te duam shume, por nuk kena frike!”

Autori I reportazhit per te treguar se sa afert eshte Shqiperia me Italine shfrytezon edhe statistikat e meposhtme:

– 500.000 shqiptare ne Itali, komuniteti i pare shqiptar ne Europe.

– 22.000 anetare ne Federaten Shqiptare te Futbollit.

– 16.000 shqiptare te rregjistruar ne Federaten Italiane te Futbollit.

Pasi ka bere nje sinteze me hollesi se si shqiptaret kane guxuar te perfshihen me dinjitet deri ne Seria A duke lusjtur me skuadra pretendente per titullin kampion, duke i cituar ato me emra, i kthehet edhe takimit te luajtur ne stadiumin “Ennio TARDINI”.

“Nje popull ne feste”. Dhe per te konkretizuar kete thenie mjafton shifra 15.000 spektatore te veshur kuq e zi. Por gazetari Velluzzi eshte I detyruar te shprehet se kjo feste nuk meritonte ato shifra 0-3, “por Kili eshte shume i forte dhe shenon tre gola”.

Nuk ka mjaftuar perpjekja e Gjimshitit per karikuar grupin qe ka ne perberje shume futbolliste te Seria A, apo deklerata e Presidentit te FSHF*se Armando Duka qe rri ne “shale” qe nga viti 2002 kur shprehet se do te sfidojme tne qershor.

Dhe fraza e fundit unike perseri ne gojen e Gjimshitit “ne nuk kemi frike nga askush”. Komenti me tej per kete humbje eshte I tepert kur vete trajneri brazilian Silvinjo e thote troç: Ndeshje qe me zhgenjeu mua si dhe 15.000 shqiptaret ne stadiumin “Ennio Tardini” e mijera te tjere qe na ndoqen ne ekranin televiziv.
Pergatiti: NAMIK MEHMETI
FIRENZE, 23.03.2024