Ne Shkoder mbaj mend se sa here Vllaznia shfaqte spektakel me gola nga goditjet me kembe osé me koke nga qendra apo krahet e sulmit, bile dhe me goditje edhe nga mesi i fushes, kishte momente qe topi ndalohej nga traversa apo shtyllat per te kaluar vijen fatale. Keto episodet me shtylla e traversa ngjallnin tek spektatoret emocione e diskutime, ndonjehere me shume se goli qe i kish dhuruar fitoren.

Dhe per te qene ma konkret, deshmitar per çka perifryzova, pas ndeshjes Vllaznia -Elbasani ku u komentuan bukur e me emocione dy traversat e Balaj dhe Dodajt dhe po ashtu edhe dy shtyllat, mu kujtua thenia proverbiale e shkodranit Mujec Dalipi, ish-futbollist i Vllaznise e me vone nje gjyqtar futbolli ne vitet 50-60 i njohur ne te gjithe Shqiperine, “ma mire dy shtylla se nje gol”.

E kam njohur personalisht kete figure sportive, nga nje familje e vjeter qytetare ne lagjen Zdrale, qe ka dhene nje kontribut te çmuar per futbollin shkodran dhe tek kujtoj komentet qe ai bente ne mes shokeve e tifozeve kur futbollistet shkodrane godisnin traversen apo shtyllat, mu dukte sikur degjoja ne radio komentet e komentatorit shkodran legjendes Anton Mazreku ku ne nje goditje me koke nga Din Zhega traversa u dridh gjate si me pas godite nje termet, e gojeambli Mazreku kur ndjeu oshtimen e thirrjeve te tifozeve shkodran tha se ka pas te drejte Mujec Dalipi kur ka thene “ma mire dy shtylla se nje gol”.

Dhe tek shihja pas ndeshjes Vllaznia -Elbasani edhe nje here ne videot e saj goditjet dy here te traverses dhe dy te shtyllave, mu kthyen emocionet e viteve te rinise kur pas te dieles sportive ne Lulishten Popullore rrethonim Mujecin dhe me humorin e tij komentonte dhe traversat e kampionatit anglez, tifoz i njohur i Anglise dhe i kampionatit italian.

Se kush ia prishi nje here humorin dhe i tha se nje atlet amerikan ka thyer rekordin botnor ne shtize, Mujeci iu pergjigj: “Shiko mor lum miku, ai mund ta hedhin shtizen edhe matane Taraboshit, por shtyllat e traversa per mue jane simbol i futbollit”./www.shkodrasport.com/