Ne sa po lexoja ne portalet sportive, komentet per rikthimin e Partizanit pas 26 vjeteve ne majen e futbollit shqiptar, me terhoqen vemendjen falenderimet e dy drejtueseve te Partizanit Olsi Rama dhe Eduard Prodani per kontributin qe kane dhene ne kete sukses edhe dy futbollistet shkodrane me pare Sukaj dhe Hebaj e sot Cinari.
“E çuditshme historia. Shkodranet gjithmone kane shkelqyer tek Partizani. Me sa duket shkodranet e medhej te viteve 40-50 qe bene historine tek Partizani kane mbetur pergjithemon ne ADN e tij”- keshtu shprehet z.Prodani duke mos mohuar nje kontribut me shume vlera qe ne prezantimin e Partizanit ne futbollin shqiptar, qe futbollistet shkodrane kane pasuruar arkivin e ketij klubi.
Por z.Prodani nuk duhej te fiksonte vetem vitet 40- 50 kur Partizani bente hapat a pare per te hyre ne histori, por duhej t’i referohej edhe viteve te mepastajme ato te fundit te ’60 dhe fillimet e ’70.
Natyrisht legjendat Boriçi, M.Dibra, H.Bakalli, Xh.Shaqiri, Xh.Juka, B.Fakja, P.Mirashi, L.Hoxha, B.Kavaja, E.Bushati, S.Deda, L.Shllaku, etj, etj, kane mbetur ne ADN e Partizanit, por nuk duhet lene pa kujtuar brezin e talentuar te viteve fund i 60-tes dhe fillimi I viteve 70.
Jane nje grup talentesh te rrembyer nga Vllaznia, te cilet me trajneret Shaqiri, Rusi, Juka po I kthenin Shkodres lavdine e krenarine e harruar ne vite. Besoj se z.Prodani jo me qellim ,por nga entuziasmi I fitores ka harruar kete brez te arte me legjendat e skalitur ne kujtesen jo vetem te shkodraneve por te gjthe tifozerise ne Shqiperi, qe I dhane Partizanit nje tjeter fizionomi duke e afruar denjesisht me futbollin europian.
Emrat e R.Ragamit, S.Bizit, S.Danit, I.Hoxhes, E. Rakiqit, F.Rragamit, A.Danit, etj, jane gjithmone te paharruar nga tifozeria e Partizanit.
Dhe per te saktesuar kete kontribut te vyer te futbollit shkodran, duhet thene se jane me shume se 35 futbolliste qe kane veshur kete fanelen me yllin e kuq (deri ne shperberjen e krenarise se tij ne fundin e viteve 90).
Pa dashur te mohoje ate kontribut te klubit nen ombrellen e ish- Ministrise se Mbrojtjes, duhet pranuar se nuk eshte vetem Vllaznia ajo qe mbajti shtyllat e kesaj skuadre por edhe Tirana, Kavaja, Vlora ,Elbasani etj qe I dhuruan Partizanit shkelqimin deri pertej izolimit te Shqiperise ne kompeticionet europiane.
Dhe jo gjithnje eshte treguar zemergjere Partizani me ekipet e rretheve te Shqiperise, pasi sa ka bulezuar nje talent eshte gjetur rruga me e shkurter qe ne emer te mobilizimit ushtarak, jane thirrur nen arme duke i prere rrugen drejt Instituteve dhe Universiteteve.
Bile jane grumbulluar prane klubit me emer te madh, por duke patur mbipopullim futbollistesh jane shperndare si ushtare ne garnizonet e Gjirokastres, Krujes, Durresit, pa dyshim per t’i dhene mundesine e aktivizimit me ekipe te tjera deri ne kategorine e dyte.
Shume nga keto rekrutime kane hyre dhe ne historine e futbollit shqiptar si ato “legjendat” apo “perallat me mbret”.Te shkuara e te pa harruara!
Urime Partizanit pas nje rrugetimi, “jo pa la,- siç thote populli,- gjynahet”.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 15.05.2019.