Aty ku s‘ka pune profesionale e rrezultate!ka llafe dhe asgje tjeter.
-Nje vit teper i dobet per sportin shqiptar e veçanerisht per peshengritjen e saj.
-Brenda 4 muajsh u zhvilluan ne Shqiperi 2 kampionate Europiane te peshengrites per te rritur dhe te rinj.
-I ndoqa me shume interes te dy aktivitetet per faktin qe beheshin ne Shqiperi dhe se pjesemarrja e perfaqesueseve shqiptare do ishte e mire, por duhet thene paster dhe ndershem se e gjithe pjesemarrja e peshengritesve tane ishte shume e dobet thuaj deri ne kufirin e inekzistences te te qenurit rival apo konkurues per te tilla nivele, ndersa nder pjesemarresit e vendeve Europiane pame gare te bukur,me rivalitet dhe rrezultate te mire.
-Ne garat e te rinjve qe u zhvilluan ne Durres ra ne sy paraqitja e shkelqyer e shume peshengritesve nga vende te ndryshme Europiane qe treguan shpirt gare,teknike te shkelqyer,personalitet ne konkurim,rrealizim te provave ne menyre perfekte,edukate dhe paraqitje te mire fizike, keto ishin elementet performues qe me bene pershtypje nga gara!ndaj me pelqyen shume dhe konstatova se tanime jemi shume larg me gjitha vendet konkuruese Europiane se me Boteroret jemi te pakrahasueshem…! trishtim dhe keqardhje natyrish per te gjithe ne qe per dekada e ngritem lart reputacionin e peshengritjes shqiptare, por nje situate e paralajmeruar te pakten nga un qe para 5-6 vitesh.
-Nuk dua te komentoj me asnjehere per peshengritjen Shqiptare dhe gjithe ato qe merren me zhvillimin e ketij sporti pasi niveli drejtues,perzgjedhes,shkencor eshte jashte çdo norme …!!pa kulture sportive s’mund te zhvillosh sport cillesor e aq me teper konkurues…!pra me kaq do e mbyll me gjithe aderuesit e sotem ne peshengritjen shqiptare per te folur 2 fjale per konfliktin Qerimaj-Kovaçi…!!
-Qe ne fillim duhet te them se me Zef Kovaçin jemi trajner koleg qe ne vitin 1989 e me pas dhe mendoj se e njof mjaftueshem dhe kam te drejten morale e profesionale te shprehem me shume se kushdo per kete lloj konflikti!
-Ne vitin 2007 u ftova nga presidenti i asaj kohe Esat Ademi qe te merrja drejtimin teknik te peshengrites Shqiptare dhe njekohesisht te isha dhe trajner i kombetares ;oferte qe e pranova dhe kjo kohe perkonte me ndarjen e sportistit Qerimaj me trajnerin Shkodran Genc Barkiçi dhe natyrshem qe deshira ime per te punuar me kete djale ishte e madhe!ne keto kushte ne janar te 2008-tes i telefonova Erkandit dhe i thashe se do kthehesha ne Shqiperi…dhe se ai s’duhej te ngutej per tu bashkuar me tjeter trajner!
Nderkohe me te ardhur ne Shqiperi bera takimin e pare me Genc Barkiçin te cilit i kerkova informacion mbi ish-sportistin e tij Qerimaj dhe me pas mesova se çdo gje ishte e kote pasi Erkandi ishte lidhur pasgjithshmerisht me Zef Kovaçin! Me erdhi keq qe s’pata mundesi te punoja me Erkandin por zgjedhja e tij ishte e vendosur. Ne keto kushte ne nje bisede kofidenciale per kohen me vellain e Erkandit i thashe qe:zgjedhja e Erkandit eshte e gabuar pasi Zefi s’ka kapacitetin e duhur profesional per ta çuar ne nivele me te larta!
-Me pas kam degjuar nga goja e Zefit tek komentonte si studim per te ngritur Erkandin ne nivele me te larta 2 librat e prof.dr.A.Jorgoni ‘teoria dhe metodologjia e stervitjes sportive dhe ketu mendova se Zefi ka ngelur ne vend pasi keto jane libra rrefyes dhe per studente dhe per sportiste te kalibrit si Erkandi keto libra sherbejne si udhezues per te shfletuar e studjuar ex-sportiste e trajnere te ndryshem qe kane shkruar per karrierat e tyre ne disiplina te ndryshme sportive perfshi edhe peshengritjen.
-Ne keto pozita ku ndodhesha punova fort per detyren qe me ishte besuar dhe dergova ekipin shqiptar per te rinj nenkampion Europe dhe personalisht nuk perfitova as edhe nje lek shperblim!
Zefi duhet ta dije se s’ka trajner ne Bote qe te qendroj 15 vite vetem me nje sportist dhe te perfitoj jo pak!! Kjo mendoj ka ndikuar keq ne ndryshimin e metodikave stervitore per Erkandin dhe ne rritjen profesionale te vete Zefit!
-Nga ana tjeter Erkandi i ka bere nje mbrojtje te paimagjinuar trajnerit te tij fale personalitetit dhe rrezultateve shume te larta te tij..!
-Te gjithe njofim dashurine pa kufi qe Erkandi ka per shtangen!ai eshte shume i disiplinuar,korrekt,kerkues dhe teper i vemendeshem…!ndaj me duhet te cillesoj se personaliteti i Zefit si trajner u rrit se tepermi vetem nga Erkandi dhe ky perben nje rast unikal.
-Si koleg Zefi meriton rrespekt absolut,eshte njeri i shoqerise,mjeshter i fjales dhe bashkepunues..!por ne lidhje me situaten e krijuar me Erkandin duhet te jete vetem mirenjohes,mirenjohes,mirenjohes.
-Erkandi duhet te tregohet i qete dhe te dije mire se sa e duan te gjithe ato qe sot i kane “dalur ne krah”…!asnjeri nga ato nuk e duan Erkandin por te keqen e kane me Zefin qe per hir te se vertetes qendron me lart se te gjithe sebashku..!!
-Do doja me sinqeritet qe miqesia e Zefit me Erkandin te mos prishej pamvaresisht se nuk punojne me sebashku.
-E gjithe situata e keqe qe ka perfshire gjithe peshengritjen shqiptare s’mund t’i faturohet as te komentohet me ate çfare ka Zefi me Erkandin!
Sidoqofte prishja e kesaj dyshe ule edhe me shume besimin e ndersjellte ne peshengritjen shqiptare. Çdo kush duhet te shofe punen e tij dhe te studjojne per rritjen e tyre profesionale, kulturore e edukative.
-Te gjithe duhet te diskutojne e marrin masa per permiresimin e situates ne peshengritjen shqiptare dhe jo te merren me gjera normale se si nje trajner e sportist s’jane me bashke dhe se trajneri kerkon shperblimin qe mund t’i takoje. Pra merruni me thelbin e situates se perse peshengritja eshte kaq keq.
-Me rrespekt per lexuesit Ing.Petrit Hoxha