Me dëshirën ma të madhe për t’i ardhur në ndihmë Shkodrës, Vllaznisë dhe futbollit shkodran, ndoshta gabova që nuk fola kur ishte koha por kete rrallë nuk mund të heshtë për asnje arsye.

Në eksitim e sipër njerëzit të keqkuptojnë dhe siç rëndomë ndodh, fillojnë dhe e lëshojnë gojën pa limit. Nuk ishte kjo arsyeja kryesore që nuk fola por thjesht mendova se mund të ndikoja për të keq duke i kushtu Vllaznisë uljen e entuziazmit, shumë i rëndësishëm në vazhdimësinë dhe mbajtjen e rritmit kur garon drejt titullit.

Gjithmonë flas për futboll të ndershëm kurse me pjesën e zezë të futbollit merruni *Ju*. E konsiderova barazimin në Shkodër me Kastriotin si aksident por tërheqja mbrapa për të siguruar një pikë me Partizanin për mua ishte gabimi i frikshëm që rezultoi si kthesa mbrapsht për Vllazninë.

I njëjti gabim i pafalshëm siç ndodhi edhe me Liverpool kur ishte në të njëjtën situatë si Vllaznia. Gjithsesi le të shofim përpara.

Në ndeshjen me Partizanin, Vllaznia duhet të synojë me çdo kusht fitoren. Do të ishte e pafalshme nqse do të bahet i njëjti gabim nesër në Shkodër siç u bë në ndeshjen në Elbasan kur u kënaqëm me barazimin.

Siç e kam deklaruar gjithmonë, në filozofinë time të edukim-trainimit, analiza mbasi ka mbaruar ndeshja, zë vetëm pak minuta krejtësisht të pa konsiderueshme. Ma e randësishme për mua asht përgatitja e ndeshjes pasardhëse. Në këto kushte, më duhet t’i kujtoj stafit dhe futbollistave të Vllaznisë që duhet të keni vetëm nji objektiv: *Ta fitoni ndeshjen*.

E di që jeni shumë specialista por hapini sytë mirë e mundohuni me i kuptu ato çfarë do të rreshtoj ma poshtë.
Ju duhet me patjetër që:

1- Të synoni tri pikët jo vetëm në këtë ndeshje por në çdo ndeshje në vazhdim sepse “një fitore” siguron të njëjtat pikë sa “tre barazime”.

2- Të synoni finalizimin sa më të shpejtë të aksionit sepse kjo jep mundësinë e rritjes së numrit të aksioneve dhe ju siguron ma shumë raste për t’i shpërdoruar siç fatkeqësisht keni bërë në çdo ndeshje.

3- Të synoni evitimin e vrapimeve pa kriter sepse kjo do t’iu japë mundësinë e menaxhimit të fuqisë aplikative, arsye për të cilën shumëkush mendon se jeni dobët fizikisht por që unë personalisht nuk e pranoj.

4- Të mbështetni në grup çdo tentativë presingu nga cilido lojtar i sulmit sepse kjo siguron panik tek mbrojtja e kundërshtarit si dhe mundsi për sulm efikas në rast kalimi nga faza jozotërues në zotërues të topit.

5- Ma e rëndsishmja nga sa thashë ma sipër është përqëndrimi në zbatimin e detyrave gjatë lojës sepse kjo është mënyra e vetme për t’iu lutë Zotit që të shpërbleheni me fitore.

Mas harroni, se pavarësisht rëndësisë që ka, kjo ndeshje është vetëm një betejë drejt fitores së luftës së madhe dhe detyra e “juaj” është vetëm të luftoni me “mend e burrni” kurse fitoren e vendos “ZOTI”.

Ju uroj me gjithë shpirt, për kënaqësinë tuaj dhe kujtdo që e ka Shkodrën, Vllazninë dhe futbollin shkodran “dashni të veçantë” që të dilni me faqe të bardhë nga kjo ndeshje dhe të tjerat në vazhdim.

Para Vllaznia, krenaria e çdo “sportdashësi” e “shkodrani të ndershëm” kudo që ndodhet!