Jo vetem te ne Kupa gjithmone ka “handikape”, te medhenjte pengohen nga te vegjlit dhe rrezohen rruges, sidomos ne vendet ku luhet vetem me nje takim.

Duhet thene shyqyr qe ka ndeshje kthimi, se humbja ndaj nje ekipi fshati si Narta do te ishte me teper se shije e ithet.

Eshte normale qe ndaj kundershtareve te tille inferiore te mos aktivizosh ndonje nga titullaret, tu jepet kohe te demtuarve te marrin vehten, por jo ti nenvleftesosh deri ne ate shkalle sa ndaj tyre te aktivizosh ekipin e dyte a te trete po te kete te tille.

Nuk ka mbetur traineri qe te vrojtoj nje X a Y lojtar ne nje ndeshje te tille, se ndeshjet e perjavshme stervitore jane ku e ku me cilesore se ato ndaj nje ekipi si Narta, fshat qe une me kete rast e mora vesh se paska dhe ekip futbolli.

Nuk eshte puna se u humb nje ndeshje Kupe, se ajo rikuperohet ne kthim, por puna eshte se humbja le gjurme ne ekip dhe opinionin sportiv, ve ne pozite inferiore dhe deziluzionon lojtaret e rinj qe u aktivizuan, ndjell pasiguri sidomos para nje sfide te veshtire si ajo ndaj Partizanit.

Ndjell pasiguri se humbi Vllaznia dhe kjo fiksohet ne memorie dhe psikologjine e aktoreve te futbollit se Vllaznia eshte ajo qe paraqitet ne fushe, le te jete e mbushur me titullare, me shkodrane, me te huaj apo lojtare te rinj.

Humbja duhej evituar, se nuk eshte çudi qe ne sfiden e radhes ne Tirane mund te kete momente pasigurie te ekipit, mund dhe te pesojme gol te paret gje qe rrit ngarkesen psikologjike te lojtaret mbas humorit ne rrjet se Vllaznine e mundi dhe Narta, acaron tifozet dhe njekohesisht ngrihet edhe me teper moralisht kundershtari duke menduar se ka perballe nje ekip te thyeshem nga çdo ekip qe i del perballe.

Prandaj gabime te tilla duhen evituar duke mos e vene ekipin artificialisht e pa nevoje ne nje situate te sikletshme.

Kampion del ai qe vlereson “te dobetit”, se ndaj te rivaleve per titull mobilizimi eshte gjithsesi maksimal.