Nga Roland LUÇI

Isha skeptik para fillimit te kampionatit per ecurine sportive, sidomos lidhur me formen e paqarte juridikisht te menaxhimit te Klubit Vllaznia.

Forme e cila me sa duket do te vazhdoje deri ne fund te ketij sezoni, derisa procesi i privatizimit te jete permbyllur.

Ecuria e ekipit nuk me dha te drejte, e me sa duket kjo ecuri do te jete dhe ne vazhdim pozitive, sido qe te shkoj puna se kampionati eshte i gjate, por gjithsesi do te jete ecuri pozitive tej parashikimeve dhe shume mire qe eshte keshtu.

Uroj qe Klubi yne te vihet sa me shpejt e perfundimisht mbi shina te shendosha menaxhimi duke permbyllur me sukses procesin e privatizimit edhe mbi bazen e pervojes se drejtimit te deritanishem.

Se Vllaznia eshte aq e madhe sa mund te na dhuroje suksese ne vazhdimesi e jo surpriza te kendshme sporadike si deri tani.