Ne pragfesten e 100-vjetorit te themelimit te shoqerise kulturore e sportive Vllaznia ka shperthyer ne disa media nje fushate e “zgjedhjes” se ekipeve historike shkodrane, te futbollit, basketbollit e me tej.

Une nuk jam i sigurte, kjo eshte nje ankete e portaleve private, e Klubit Vllaznia, Bashkise apo e organizatoreve zyrtare te ngjarjes festive, prandaj po i drejtohem publikisht instancave perkatese.

Si mund te shpallet dikush mbrojtesi, sulmuesi a portieri me i mire i historise se Vllaznise nqs votat dhe shijet ndahen dhe s ka si te jete ndrysh, dikush do te marri per shembull 40%, dikush tjeter 50% a 60% dhe vetem ndonje i rralle 100% te votave te te anketuarve?

Po a mund te shpallet ai dikushi me kaq perqind te votuesve si fitues, a mund te krijohet nje ekip gjoja kampion shekullor me votat e zyrtareve, gazetareve, qytetareve e fshatareve te tanishem ne nje kohe qe disa breza jane nderruar, nuk jetojne e rrjedhimisht nuk kane si te votojne per shijet e tyre, apo jo?

Kam shkruar disa here rreth kesaj teme, nuk mund te vihet ne kandar nje portier i vitit 1930 me nje te vitit 2000, nuk mund te krahasohet nje Pal Mirashi, Muhamet Dibra, Muc Koxhja me Hysen Zmijanin. Nje ekip futbolli permban mbrojtes, mesfushore e sulmues sipas nje skeme te caktuar – cila nga keto skema do te merret parasysh, ajo me nje sulmues, me dy, tre apo kater te tille?

Sportisti eshte prodhim i nje epoke, kushtesh e brezi te caktuar, nuk mund te behen krahasime mekanike mes dekadash e bile shekujve te ndryshem. Kjo vlen bile dhe per sportet individuale. Po e ilustroj me nje shembull: Bota atletike njeh si atletin me te famshem te historise legjendarin Jesse Owens, paçka se rezultatet e tij jane tejkaluar e thyer kushedi sa here, paçka se ai me rezultatet e tij sot do te konsiderohej nje atlet ordiner e amator.

Po ata votues, tifoze e qytetare qe sot nuk jetojne me, si duhet ti pyesim per futbollistet e brezit te tyre te cilet sot nuk i njeh askush nqs behet fjale per ekipin e shekullit a perralla te tilla?

Nje lojtar i shkelqyer ka luajtur vetem nje sezon me Vllaznine, pra i ka dhene shume pak Shkodres – a duhet te jete ky ne ekipin simbolik fitues? – Une do te thoshja jo, eshte ofenduese per dike qe ka djersitur shume vite ne emer te simbolit kuqeblu. Ka qene ndonje lojtar i tille, po nuk mund te krahasohen kontributet e tij per Vllaznine me ate te Hysen Dedjes qe ka luajtur mbi 15 vjet per Vllaznine apo Suad Durajt qe ka dhene jeten ne stadium, pavaresisht se ai dikushi ka qene ku e ku me i suksesshem se keta qe permenda.

E njejta gje vlen dhe per ekipet e basketbollit a volejbollit dhe ne pergjithesi per sportet kolektive qe tentohen te amalgamohen artificialisht ne nje ekip te vetem superyjesh.

E gjitha eshte nje bllof mediatik qe mund ti lejohet ndonje gazete a portali, po kurre nje Klubi serioz Sportiv, kulturoro-sportiv, sepse e tille u krijua Shoqeria Vllaznia nje shekull me pare. Mund te jete eshte ne kufijte e lejuar te spekullimit gazetaresk, po s’ka kurrfare vlere reale mendoj une.

Ça ndodh te dali nja gazete, portal a medium tjeter e te organizoj nje ankete tjeter e te dalin rezultate krejt te ndryshme? Mish-mash bahet puna, s`duket aspak bukur, se kerkush nuk ka ekskluzivitetin e organizimit te anketave te tilla dhe sidomos ekskluzivitetin e “perzgjedhjeve shekullore”.

Thashe, keto mund te jene show gazetaresk e nuk duhen ngaterru me Klubin Vllaznia, Shoqerine kulturore sportive Vllaznia, shoqeri qe ne themelet dhe statusin e saj themelues permbledh e sanksionon kultivimin e kultures kombetare dhe asaj shkodrane, vlerat sportive e atdhetare, shoqeri qe permban ne vetvehte kengen popullore, teatrin, estraden e sportin, perben ne thelb motorin jopolitik te Shkodres.

Pervjetori i 100-te i Vllaznise eshte pervjetori i kultures dhe jo vetem sportit, aq me teper futbollit shkodran. Si do te dukej “te gjoja zgjidheshin” 5 regjisoret me te mire te historise, 5 poetet me te mire, 5 humoristet, instrumentistet apo kengetaret me te mire?
Do te ishte ne kufijte e absurdit, non sensit.

Nqs do te prezantohen rezultate te tilla ne ceremonite zyrtare te festimeve te 100 vjetorit, do te jete gabim, do te jete i papranueshem e deri ofendues per gjithe brezat qe kane dhene kontributin e tyre per Shkodren, kulturen e sportin e saj qe per fat te mire i ka pasur aq me bollek, sa nje seleksionim i tille eshte i pamundur.

Gjithsesi ky eshte mendimin tim, mendim qe e kam shpreh dhe para disa vitesh edhe kur “u zgjodh” nje gjoja 11-esh i shekullit apo si u quajt.

Te medhenjte e futbollit dhe me tej sportit shkodran Zhega, Bizi, Ragami, Ndoja, Shaqiri, Boriçi, Renato Radoja, Sokol Kalaj e deri te kampionet e sporteve individuale Rrok Shestani, Kalleshi e Belinova, Vera Bregu e Arbana Xhani me shoket e shoqet e tyre fatmiresisht te shumte nderohen nga opinioni sportiv dhe me gjere e nuk eshte e demosdoshme te vihen perballe njeri-tjetrit e te votohen sipas shijeve te gjithkujt, shume prej te cileve as i kane njohur ata aktore, po hajt ashtu me tahmi plotsojne formulare online e japin mendime per diçka apo dikend qe as e kane pare e perjetuar kurre.

Te nderuar organizatore qe vetem rastesisht qelluat ne kete moment 100 vjetori, mos e prishni festen, eshte festa e Shkodres dhe jo disa individeve sado te shquar ne fushen ku dhane kontribut !