Kam lexuar sot nje interviste te ish- kampionit dhe rekordmenit te atletikes Arben Mlloja, tashme nje fizioterapist i njohur i cili fliste per demtimet e shumta tek ekipi i futbollit te Vllaznise. Mendoj se Beni ka te drejte kur thote qe shum demtime ne futboll si edhe ne sporte te tjera ndikojne ne arritjen e resultateve sportive.
Per mendimin tim ne shume raste mungon bashkepunimi ndermjet trajnerit, mjekut, fizioterapistit dhe pergatitesit atletik me futbollistin ne rastin tone, pra mungon respektimi i roleve te secilit prej tyre. Shume demtime muskulare kane nje precedent me perpara, ku mundet te vije nga nje stres i muskujve terheqes, stres i mbingarkeseve, ose i ngakeseva te gabuara ne stervitje ku nuk respektohet fiziologjia e nje sistemi te punes dhe pushimit.
Dihet se lojtaret duhet te luajne vazhdimisht dhe per te hyre sa me shpejt ne fushe nuk respektohet periudha e rehabilitimit, ku trajneri per te arritur rezultatin ben qe mjeku dhe stafi mjekesor te detyrohen te thojn “OK” para kohe, pa bere nje vleresim me ekografi, pse jo dhe rezonance magnetike.
Nje faktor kryesor jane dhe ambientet e stervitjes, fusha me bar sintetik dhe metodologjia e stervitjes ku shkencerisht ne nje seance stervitore nuk duhet te programohen te behen dy forca maksimale dhe nga nje mgarkese tek tjetra duhet te kalojne 48 ore sepse ndodhin mikro demtime muskulare. Une para disa koheve kam bere nje relacion te trajnimit pa trauma. Pra per mendimin tim profesionizmi eshte dhe duhet te respektohet roli i gjithe stafit mjekesor dhe atletik dhe ato qe bejne rikuperimin e demtimeve te bashkepunojne.
Pra trajneri te beje rolin e tij, mjeku te beje nje vleresim korrekt, fizioterapisti te mos behet magjistar por te jete sa me profesional, pergatitesi atletik te jete ne dijeni dhe te beje nje pune individuale per rikuperimin e lojtarit. Por mbi te gjitha futbollisti duhet te kete besim tek stafi sepse shohim qe shume nga futbollistet shkojne dhe bejne terapi dhe ne vende te ndryshme per te gjetur sherim te shpejte
Per te arritur dhe per te fituar nje kamiponat nuk do te thote kush ben me shum vrap ose kush stervitet me shume, por intensiteti dhe nje pune e programuar me nje menyre profesionale dhe pa demtime te shumta.
*I diplomuar per fizioterapi sportive ne Itali, punon edhe si trajner futbolli