Për të dytin edicion radhazi, Shqipëria do ta përcaktojë kampionen e saj në futboll, nëpërmjet një formule unike në historinë e garave në Europë, e njohur në mënyrë të shkurtuar me emrin “Final4”. Pa vënë në dyshim qëllimin e saj, për të kulmuar emocionet e një gare sezonale në një ndeshje të vetme, për të maksimizuar përfitimet financiare, asgjë nuk mund të kompensojë prekjen e identitetit dhe ADN-në e kampionatit, si një garë gjithëvjetore, “maratonomake”, për të parë kurorëzimin e skuadrës më rezistente, më të fortë, më cilësore dhe që e meriton trofeun më të lartë, si e para që mbërrin në fotofinish pas një konkurrimi 36-javor. E tillë është panorama e të gjitha kampionateve që zhvillohen në vendet e tjera, e tillë ka qenë edhe në historinë e kampionateve tona. Prekja e këtij rregulli të gjithëpranuar dhe të respektuar në maksimum, nëpërmjet gare një shtese me formulën “FINAL4”, nuk është asgjë më pak, por detyrimi i konkurrentëve të një maratone që, fill pas përfundimit të një gare sfilitëse, 4 të renditurit më të mirët… të bëjnë një garë shpejtësie për të përcaktuar kampionin, çka, minimalisht, e bën të gjithë garën të pandershme.

Në gjithë historinë e kampionateve tona, janë të shumta formulat e aplikuara në rregulloret për shpalljen e skuadrës kampione. Përjashtuar rastet kur kampionatet e para zhvilloheshin të ndara në grupe për shkaqe gjeografike dhe infrastrukturë që kulmonte me finale të ekipeve të para në grupet respektive, janë të shumta rastet kur kemi aplikuar rregullore të ndryshme, për të përcaktuar ekipin kampion, në përfundim të një gare, në të cilën dy skuadra e mbyllnin me pikë të barabarta. Ka ndodhur që në kampionatet e viteve 1950 dhe 1955, ekipi kampion të shpallej me rregullin e çuditshëm të koeficientit të golave, sipas të cilit kampione të ishte skuadra që nga pjesëtimi i golave të shënuar dhe atyre të pësuar të kishte koeficientin më të lartë. Dhe me këtë rregull dy tituj shkuan për Dinamon, me Partizanin që bëhej viktimë, sepse shumë ndeshje i kishte fituar me më shumë gola seç duhej:

Screenshot 2025-04-11 090144
Screenshot 2025-04-11 090155

Ka ndodhur, gjithashtu, që organizatorët të vendosin që për përcaktimin e kampiones kur dy skuadra e mbyllin garën me pikë të barabarta të luhej një ndeshje shtesë, që kanë prodhuar disa nga sfidat më të paharruara të futbollit tonë, konfirmuar nga tabelat e mëposhtme, me të veçantën se në vitin 1961, Partizani u shpall kampion pas një maratone 242- minutëshe, të mbyllur me rregullin e “Golden Goal”, të aplikuar shumë dekada më parë se të provohej në garat e mëdha europiane:

Screenshot 2025-04-11 090251

Finale: Partizani-Dinamo 3-1

Screenshot 2025-04-11 090320

Finale 1: Partizani-Dinamo 1-1

Finale 2: Partizani-Dinamo 1-0

Screenshot 2025-04-11 090500

Finale: 17 Nëntori-Partizani 2-1

Screenshot 2025-04-11 090536

Finale: Tirana-Tomori 1-1 (P5-4)

Ka pasur edhe një rast, në të cilin titulli kampion është vendosur në bazë të golavarazhit të përgjithshëm, që zgjidhi duelin në favor të Dinamos ndaj Flamurtarit:

Screenshot 2025-04-11 090619

Ndërkohë, në dy raste, kampione është shpallur skuadra që në ndeshjen direkte me rivalen e saj ka pasur bilancin më të mirë, duke parë kampione Teutën dhe Partizanin, respektivisht ndaj Vllaznisë dhe Tiranës:

Screenshot 2025-04-11 090710
Screenshot 2025-04-11 090805

Kjo panoramë mund të ketë të veçantat e saj, por ka ngjashmëri me shumë nga kampionatet e luajtura në vende të tjera, por në asnjë rast nuk ka ndodhur të aplikohet një rregullore si e jona aktualisht, e cila, për fat të mirë, konfirmoi kampione Egnatian, të njëjtën që pati fituar edhe maratonën 36-javëshe, por rrezikon që të krijojë precedentin që këtë edicion të mund të shpallet kampione edhe skuadra të renditura shumë më poshtë në tabelën e renditjes.

Fundja, futbolli e ka konfirmuar në shekuj se, në një ndeshje të vetme, gjithçka mund të ndodhë dhe një gjë e tillë rrezikon të ndalojë investimet serioze dhe madhore në këtë sport. E sigurt është që, në mbyllje të këtij sezoni, do të ketë një analizë për gjithçka ndodh në kampionatin tonë, me shpresën për të pasur një reflektim dhe për t’u ndarë me formulën e pandershme “FINAL4”, të konfirmuar si një eksperiment të dështuar.