Nga Ergys TRIMACI

Të dalesh kundra, në opinione, legjendave të tilla, nuk është e thjeshtë, por as e vështirë, sidomos kur ke vite që ndjek futboll (futbollin tonë kryesisht).

Si lexues i rregullt i gazetes panorama sport, kam vënë re një lloj luhatje të mendimeve nga specialistet e futbollit në Shkoder, paralelisht me luhatjen e rezultateve. Nëse nuk ke një qëndrim në mendime, tregon luhatje në atë që mendon dhe beson.

Unë personalisht, i qëndroj mendimit tim, që në fillim të sezonit, ku shumë diskutonin mbijetesen. Dhe kam thënë se kjo Vllazni éshtë aty, për të konkuruar denjésisht. Në kundërpërgjigjë të Hysesm (Zmijanit), se Egnatia ka elemente më cilesore, i kujtoj se Egnatia, pjeserisht, është formuar me skarcot e Vllaznise.

I kujtoj, se të kesh një Balaj, është njësoj si të kesh Ibrahimovicin, në ekip. Lojtar që bën golin, mbron topin, bën kapitenin, bën trajnerin, bën ultrasin, madje edhe presidentin po të jetë nevoja. Lojtar që jo vetem Egnatia, por i gjithë kampionati nuk e ka.

Egnatia është ekip kashte, është ekip sot për neser, si çdo ekip në kampionatin tonë që është krijuar dhe mbajtur nga individe, apo grupe politike, në momente të caktuara, ashtu është dhe Egnatia. Egnatia mund të quhet ekip simpatik, i cili me meritë është ketu, por Vllaznia mbetet Vllazni. Nuk vdes kurrë! Sidomos kur ka tifozet nga mbrapa.

Dhe ketu është besimi im se Vllaznia do té fitojë, më shumë prej tifozeve se sa prej strategjive. Nuk ka më kohë për strategji. Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për trajner. Fiton ai ekip që vë zemrën në fushë.

Dhe zemren do ta ketë Vllaznia. Me mbi 10 mijë shkodranë në Tiranë që do tmerrojnë të madh e të vogël, që sa herë të preki top kundërshtari, të thotë ku ta çoj? Kur do mbarojë? Ankthi dhe makthi do jetë për 90 minuta rreth tyre. Ndersa forca do jetë tek ne.

Vllaznia vërtetë i ka pasur tifozet e përgjumur, por atëhërë kur i duhen më shumë, ato janë gati të zgjohen. Njësoj si Luani i përgjumur që kur zgjohet të frikson vetëm nga ulërima. Ashtu do jetë dhe Vllaznia jone me tifozet e saj.