Nga Ridvan TULA

Si shkodran, natyrisht që jam i shqetësuar nga situata që po kalon skuadra ime e zemrës Vllaznia.

Por natyrisht edhe si një ish- pjestar i saj. Aktualisht jetoj në Mississauga- Ontario në Kanada.

Padyshim konsiderohem si trajneri shkodran i utbollit ma i suksesshmi ne Kanada. I dekoruar ne Windsor nga Essex County per punen me brezin e ri.

E bera kete hyrje si per t’u kujtuar disave qe nuk me njohin por edhe atyre qe me kane harruar, se kush jam. Vendosa te shkruaj diçka tek “Shkodra Sport” dhe e dini cili është shkaku? Po jua them.

Një shkrim i botuar sot në një nga gazetat sportive ku shkruhej: “Hysen Dedja: Shkodranet e mi i mund une te shtunen”.

E kam theksuar edhe më parë se është detyrë e çdo shkodrani te japë kontributin e tij ne ndihme te arritjes se objektivit te Vllaznise, ate pa te cilen Shkodra nuk ka kuptim. Siç nuk ka kuptim pranvera pa lule.

E ndjej si detyrim profesional e qytetar te jap edhe une ndihmesen time. Duke i qendru me pergjegjsi asaj qe kam thene me pare ne komentet e mia, deshiroj te theksoj se paniku i komanduar nga njerez me peshe ne futbollin tone eshte krejtesisht i padobishem.

E kuptoj dhe sinqerisht u mundova me ndihmu ne parandalimin e kesaj situate duke terheq vemendjen qe dy ndeshjet e para, (ne kendveshtrimin tim ishin ndeshje luksi) per te qartesu pikat e dyshimta ne ndihme te ecurise dhe orientimit te skuadres drejt sukseseve ne ndeshjet pasardhese.

Ato me skuadrat e mesit dhe të fundit te klasifikimit, por fatkeqsisht asnjeri nuk ma vuri veshin. Si pasoje dy humbje, te pashmangshme kurrsesi. Por kjo e fundit, nje “humbje” si ajo- “fitorja e Pirros”, me dëme shume te medha ne shume drejtime.

Gjithsesi ndeshja me Lushnjen uroj qe te filloje kthesen e madhe. Por si e lexoj une kete ndeshje nga Kanadaja e larget? Aspak të lehte dhe me vetem nje mundesi: “Të fitoni patjeter”.

Marr shkas nga nje replike e trainerit te Lushnjes Hysen Dedja kur beson se: “Shkodranet e mi i mund edhe une te shtunen”. Dua t’i uroj qe te kete ngaterruar te shtunen qe vjen me ndonje te shtune tjeter.

Per sa i perket Vllaznise, duhet te kete shume kujdes nga Lushnja e sidomos nga Dedja si njohes shume i mire i futbollit shkodran dhe e thene ne menyre figurative, “mund te pickoje si gjarpri atehere kur nuk e pret”.

Per me thjeshte: Kujdes, kujdes, kujdes e sidomos ne MINUTAT e PARA dhe te FUNDIT te çdo pjese.Duke shpresu qe t’iu kem ndihmuar sado pak, ju uroj pune te mbare dhe dalshi faqebardhe nga Lushnja.

Me zemer e mendje ne Shkoder, Ridvan Tula.