Opinion nga Adriatik DOSTI
Nuk desha te shkruaja per kete teme ,pasi e kam shume te veshtire ta konceptoj e jo me ta gelltise se si njeriu mund te dale kunder vetes e te mohoje deri edhe gjakun e tij …Me detyruat …ti Fevzi ,ti Bushat ,ti Baton,ti Xhevat , Desara etj …sepse e bete balte ,,,e kur balta hidhet mbi ne shqiptaret nga vete shqiptaret, ndaj flamurit tim ,ndaj Kombit tim ,eshte e pamundur te hesht dhe e pafaleshme te pranoj ne heshtje gjykimin ,komentet e opinionet tuaja…sa banale aq dhe Antishqiptare…Fevziu – Doktori -Veshi – dhe Piktori ….vetem me kete varg, Fevzi mund te behet mrekullisht ”biografia e te fameshmit Opinion” tendit…Dikur mik per koke me te parin ,me pas nje ”komedi tip show” me te dytin …dhe ne vijim studion e mbushur me mercenare antishqiptare …
Kam lexuar shpesh komente e shkrime ku njerezit thoshin ne kohen e Doctorit se e ke kthyer emisionin tend gati gati ne nje banjo publike – politikanesh ku vene e shurrosin ne kushte komode miqte e Mikut tend te madh….Nuk te kam ndjekur rregullisht ,por tani qe po te ndjek disi me shpesh kam te drejten te te them …Mos Kurvero me Profesionin e shenjte te gazetarit ,..mos e kthe ate ekran e ate emision [ qe ka patur e ka vlerat e tija gjithesesi ]ne nje nevojtore te rendomte….Please.
Kemi qene miq e kolege te mire prej shume kohesh ,qe atehere kur nisem rrugetimin e veshtire ne ato kohera te veshtira ,per nje gazetari ndryshe ,te lire e te pa varur qe tu thoshte njerezve te verteten….por jo keshtu….Ku e gjen ate kurajo e ate lloj llogjike ”shoku ” Bushati …ti drejtohesh opinionit publik shqiptar me shprehjen ….C’deshen ata ta merrnin flamurin,c’pune kishin ata me ate objekt qe nuk kishte asgje me futbollin…A e ke vertet seriozishtne kete qe nxjerr nga goja? Po per ate Flamur ,per dinjitetin e krenarine e tij ata vajten e luajten atje o ish- kolegu im…A e lexove sec kane komentuar disa nga yjet e futbollit boteror rreth ”incidentit” me flamurin….te tille si Beckamp,Boban,Drogba,Ibrahimovic,C.Ronaldo …e pra jane treguar 100 here me shqiptare e me patriote se sa ju ..se cdo njeri i civilizuar e i qyteteruar e patriot i kombit te tij e di mire se sa i peshon flamuri i Kombit te tij …A po i ndiqni lajmet e komentet ogurzeza qe vijne nga qielli sterre i Beogradit?….si mund te mbroni idene qe Rama ,duhet te shkoje ne Beograd…Perse te shkoje,ke te takoje .kujt ti japi doren .perse te bisedoje …tu shterngoje duart ,atyre qe ngriten grushtin mbi vellezerit tane ,mbi djemte tane ,atyre qe perdhosen simbolet tona te shenjta kombetare Himnin dhe Flamurin….Baton Haxhiun …e kam takuar vetem nje here ne jeten time ,para se te lija vendin i detyruar ….Ne nje kafe…ne nje tavoline se bashku me disa kolege te tjere e kam degjuar per disa opinione te tij …Nuk me pelqeu qe me here te pare …nje llafollog ,njeri pa taban e ekuiliber,kerkonte te bente te vecantin ze …interesantin por nuk e dija se do ishte dhe kaq Antishqiptar .Duket kjo lloj specie e peshtire eshte ushqyer e stervitur mire ne Beograd ,, ndaj lufton me sa mundet e ku te mundet kunder te qenit te Shqiperise Nje Komb i Bashkuar..,,ndaj do tu lutesha atyre qe mund te bejne dicka …Mos e lini shume te kakarise kete ”gjel” maje plehut ,as ne Tirane e as ne Prishtine ,qerojeni ,paketojeni e nijsjani Nikolicit,Vucicit e Dacicit….
Xhevat Prekazi …nje ish futbollist yll i Trepces dhe i Prishtines ,me pas i Partizanit te Beogradit ,Crvena Zvezdes,Gallatasarajit e deri ne maje te Kombetares se ish – Jugosllavise…nje Antishqiptar i terbuar qe thone se ka dashur te transfuzoje edhe gjakun …ku ai i shovinisteve e i banditeve vrases i duket me i paster se sa ai qe i lindi Nena shqiptare ne Mitrovice…Harram qumeshti i asaj nene mor pjelle e keqe qe nuk meriton te quhesh as njeri normal …tek deklaron ….edhe une po te isha aty ,100 here si Mitrovici [ lojtari serb qe ju versul per ta grisur ,flamurit tone ] do te veproja…
Desara Malltezi [ose Malltezovic—- i kerkoje shume ndjese familjes se Prof .te nderuar Luan Malltezi per kete transformim te detyruar te mbiemrit ,qe realisht i perket vetem asaj…dhe pales se gjysherve te anes tjeter ] …nje adolishente e perkedhelur dhe e shquar per disa veprime te pa pergjegjeshme ,krejt te pa natyreshme e te pa nevojshme per natyren e pozicionin e saj dy krahesh familiar…Adoleshentja qe na u gdhi nje ”YLL” ne faqet e revistave e gazetave serbe,Kurir ,Vjesti ,Nova Serbia etj …duket ish instruktuar mire te villte vrer e te shfaqte me aq mllef fobine antishqiptare e mungesen e tyre te civilizimit …Ke te drejte ”Zogu i Gjyshit”…po te kujtosh se me sa zell ”mbronte Gjyshi ”…embargon e Perendimit ndaj serbise …duke ju derguar arme e tonelata te tera nafte e benzine ,qe makina e tyre e perbindeshme agresore ushtarake ,te vriste bijte e bijat e pa fajeshme te Kosoves martire…Cuditem se si keta lloj tipash …qe hane buken e atij vendi,qe pijne ujin e atij vendi ,qe thithin ajrin e atij vendi ..qe u linden ,u rriten ,u burreruan,e u pasuruan po aty [me dhe pa te drejte ]..vjellin vrer kunder tij.Kete kategori n jerezish qe hane buken e permbysin kupen,me te drejte populli yne i quan Bukeshkale ose Gjak Prishur.
Harram c’ka ju dha kjo toke
Qe nga qumeshti e pasurija
Mallkimin e keni pak
Ju marrofte Zoti e Perendia
Nuk e konceptoj dot gjithashtu se si do te mund te kerkoje drejtesine para UEFA ,por dhe para gjithe Europes e Botes Shqiperia ,kur sheh qe i Pari i futbollit te saj ..kapardiset ,fodulloset e flet kodra pas bregurt ,duke i shkuar pas nje super medioker gazetari sharlatan si Shakohoxha ,qe akoma tregon ”Qyfyre” nga Beogradi …e thote te mbrohemi ne Uefa se na gjujten me cakmak e monedhe ke autobuzi jone…Hajde nivel 0 ..hajde….Kur shikon 12 pikat e formuluara nga FSHF per mbrojtje ,,,nuk ke se si te mos shqetesohesh shume seriozisht …per mungese te theksuar profesionalizmi ne formulimin e tyre e rreshtimin amatoresk e banal …Si mund te lini jashte optikes suaj …hyrjen ne fushe shoqeruar nga civile,police e sigurimsa te nje krimineli si Bogdanovic ..i denuar nga gjykata nderkombetare per racizem e i ndaluar te hyje ne cdo stadium te botes? Si mund te anashkaloni djegjen e njehereshme te flamurit shqiptar e atij te NATO si dhe valevitjen provokuese te flamurit Grek nga huliganet e fashistet serbe? Si mund te mos permendni ne raport ,fshehjen qe ju be flamurit te Shqiperise nga vendi zyrtar ku duhet te qendronte krahas atij vendas e atyre te FIFA e te UEFA….Si mund te harroni gjetjen e nje fucie te rrezikeshme me benzoj mes tifozeve serbe ne stadium e kur 2 dyer te tij ishin para mendueshem lene te hapura ,,? Merruni me keto gjera serioze Duka e Fevzi ,e lerrini e harrojini barcaletat banale te Shakos e aventurat tuaja ”patriotike” ne Beograd.flisni pak me me kurajo civile per ate lloj ”delegacioni mix sportiv” te sajuar nga FSHF e Ministria e Sporteve ..e jo per brockulla per te bere interesantin….Aty ne ato tribuna duhej te ishin figura te respektuara te futbollit shqiptar e pse jo edhe i gjithe ekipi dinjitoz i Flamurtarit te viteve 80 qe tronditi Beogradin e jo nje dore miqsh e ”biznesmenesh ” me bo gallate…TURP.Flisni se sa turpshem ne vend te emrit burreror ALBANIIA.. ekipit kombetar i ngjitet merimangen DIGITALB se ashtu ju urdheruan serbet,flisni pse e lejuat UEFA te shkele vete rregullat e saj duke ju privuar nga 5 perqindeshi i biletave dhe pjesmarrja legjitime e tifozeve shqiptare ne ndeshje…flisni per ate se si hakerat bandite serbe ju sulmuan faqen zyrtare te FSHF e me pas edhe te RTSH….Nuk desha te shruaja por me detyruat ,,,Me detyrove ti Fevzi e te ftuarit e tu te ”nderit” Haxhiu,Bushati ,Duka,Shakohoxha e co…..