Nga Namik MEHMETI
Ngjarja e ndodhur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ne Shkoder ku eshte goditur trajneri i Vllaznise Ernest Gjoka, padyshim qe ka bere xhiron e saj ne faqet online dhe ne shtypin sportiv.
Edhe ketu ne Firenze, edhe pse jemi larg Vllaznise e ndjekim ate dhe jetojme me situaten qe po kalon ne kete sezon ekipi shkodran.
Keqardhje, me shume edhe per episodin e zhvilluar pak dite me pare ndaj nje trajneri qe ka marre persiper te shmange mbijetesen e Vllaznise.
Ngjarje si ajo e Ernest Gjokes ne keto 27 vite te demokracise une si gazetar sportiv ne Shkoder kam perjetuar episode te tilla por jo deri ne kete zhvillim skandaloz ndaj nje trajneri ne detyre.
Presionet nga prinderit e futbollisteve nuk kane munguar edhe ndaj trajnereve Hafizi, Dedja, Haxhiosmanoviç, i ndjeri Rakiqi, Cungu etj por i kane shmangur perplasjet pasi kane patur mbeshtetjen e fuqishme te ish-presidenteve te Vllaznise si te ndjerit Myftar Çela, Valter Fushaj, Agron Çela.
Natyrisht duke patur perballe nje barriere te tille prinderit e kane pare me te arsyeshme terheqjen e pretendimeve per ta bere djalin futbollist me rryshfete apo rruge te tjera.
Kjo qe ndodhi ne Shkoder ka pasur edhe nje paralajmerim, por Vllaznia duke qene prone e bashkise, e nje bordi drejtues me koordinator e ka te veshtire t’i beje balle ketyre presioneve.
Vete ne keshillin bashkiak jane shfaqur pretendimet per te pasur femijen e tyre ne ekipet e akademise pse jo edhe ne ekipin e pare.
Kujtoj qe u largua nga akademia e Vllaznise ish-futbollisti e trajneri i njohur Ismet Hoxha e ne vend te tij te vihet nje anetar i kshillit bashkiak qe e lidhte me futbollin vetem simpatia e nje sportdashesi por me kulture.
Shume emra futbollistesh te njohur nga Muhamet Dibra, Xhevdet Shaqiri, Muc Koxhja, Sabah Bizi, Ramazan Rragami, i kane aktivizuar femijet e tyre ne ekipet zixhir dhe ne ekipin e pare por asnjehere nuk kane pasur pretendimet qe me ane te fames te emrit te tyre te mbajne shpresen se djali i tyre nuk behet futbollist duke ushtruar presione ndaj drejtuesve.
Me kujtohet nje bisede e te ndjerit Xhevdet Shaqiri, nje figure e nderuar e futbollit shkodran e shqiptar kur e pyeta per ecurine e djalit te tij ne futboll, me tha:
“Bardhin, djalin tim e kam terhekur nga futbolli pasi kishte luajtur me te rinjte e Vllaznise e per te shkuar ne ekipin e pare e kishte te veshtire te rivalizonte me dhjetra talente te shkelqyera qe afroheshin te Vllaznia”.
Por natyrisht ai zgjodhi rrugen tjeter duke u bere figure publike me trashegimine e karakteristikave te prinderve te tij.
Por edhe ne gazetaret sportiv kemi pasur perplasje me prinderit e futbollisteve te cilet na kerkonin te kritikonim “x” trajner se djali i tij nuk aktivizohej dhe nuk i hapej rruga per t’u bere futbollist pasi trajneret ishin objektiv dhe nuk benin asgje per inate apo hakmarrje.
Xhelal Juka me thoshte: ”Per mua Millan Vaso, ish-futbollist i Vllaznise dhe i kombetares kur drejtoja ekipin e te rinjve te Vllaznise me talenta virtuoz te futbollit, nuk do te ishte bere i njohur, por vullneti e kembengulja e tij pa me imponuar asnjehere qe te ishte ne ekip si titullar, arriti te me binde se e ardhmja e tij kishte rrugen e hapur. Dhe ashtu ndodhi.
Kjo qe ndodhi qofte e harruar per Shkodren sportive dhe tani vetem vemendja e te gjithve tek ecuria e Vlaznise me ne krye Ernest Gjoken.
Firenze, më 24 shkurt 2018