Nga Roni Gjeçaj
Sot pasdite isha në Durrës për te ndjekur ekipin e qytetit tim Vllaznine ne ndeshjen me Teuten.
Ndeshja filloi e bukur dhe plot emocione teksa stafi teknik i Teutes karikoi para ndeshjes 4 nga 7 lojtaret e ardhur qe te fitonin e mos t’i prishnin pune kamzes per te hyre ne play-off.
Ndeshja filloi mire per Teuten teksa pjesa e dyte e lojes solli nje kthim te rezulatit per Vllaznine.
Pas ketij momenti, pata dyshimet e mia nqs po i shikoja gjerat si lokalist pasi lojtaret e ekipit vendas po perdornin çdo gjymtyre per te bere faull tek lojtaret tone po kjo nuk akordohej nga treshja magjike e “burrave portokalli”.
Pastaj fillova te dyshoja se mos “burrat portokalli” kishin probleme me shikimin por edhe ky dyshim me iku kur pas ndeshjes u larguan me makine.
Per te nisur nje makine duhet nje patente, per te pasur nje patente duhet te besh testin e shikimit e te lexosh ato shkronjat ne tabele qe te tregon doktori.
Per shembull: K-A-M-Z-A, keshtu qe probleme nuk kishin. Gjithçka qe pashe sot behet vetem per nje qellim: te dale Kamza ne vendin e 4-te pasi keshtu do humbasi leket e te drejtave televizive si dhe premion per daljen ne vendin e 4-t ne fund te kampionatit.
Djemte e Vllaznise dhane shpirtin sot pavaresisbt problematikave qe kane.
Shpresoj qe Kamza te dale e 4-ta sivjet qe basketbolli yne te shpetoje.
Shpresoj mos te jem verbuar nga deshira qe ekipi im i qytetit te fitonte.