Nga Gledi GOJASHI

Bejme nje super fitore ku i kishte te gjitha brenda nje 90minute sakrifice, lodhje deri ne sfilitje, gol te bukur, gjuajtje te bukura, fat, biles shume, cinizem, dhe nje super Mehidri!

E nisim nga MVP i ndeshjes mendoj, pavaresisht golit te bukur te Alivodes, goditje perfekte ne kendin e larget me hark (alla Del Piero do thoja), ajo çka ishte surpriza e bukur (dhe rikonfirmuar) e portierit Mehidri. Portier i pafjale, i qete, zoterues i zones vogel, lexues i lojes dhe me e rendesishmja mendoj, mbrojtesit duket se jane me te sigurte me Mehidrin mbrapa sesa me Qarrin (impresioni im te pakten).

Ben nje nderhyrje te guximshme ne pjesen e pare tek Kacorri dhe 2 pritje goli ne pjesen e dyte. Njera perballe Viles, qe i bllokon hapesiren dhe e dyta tek nje gjuajtje me hark poshte ku ben pritjen dhe mban topin ne duar (gjuajtje te tilla kemi pare qe Qarri i grushton ne anesore pothujse gjithmone). Sikur te vazhdohet t’i jepet besimi edhe ndeshjen e rradhes mendoj qe do ishte perfekte.

“Maximus” Osmani, trajner i qete, por qe po i merr maksimumin ekipit dhe çdo lojtari mendoj.

Fillimisht ka kolauduar 11-shen (ku mendoj qe me ndeshjen e rradhes, do zevendesohet Çoba me Boshnjakun dhe Mala kalon anesor i djathte) dhe se dyti, po i merr maksimumin lojtareve deri ne sfilitje çka verehet me zevendesimet e vonshme.

Nga ana taktike (me aq sa kuptoj si amator) Mala si 10-sh fals nuk po funksionon. Ndoshta nuk ishte ndeshja e duhur, duke qene se Dinamo luante me 2 qendra ne mesfushe dhe Mala sikur sillej mes tyre pa rendiment, por mduket se kjo gje solli edhe Gruden me Coben te luanin shum brenda per te mbuluar hapesirat dhe nuk po merrnin fundoren si ne ndeshjet e fundit.

Dhe me e rendesishmja, nuk arritem asnje moment te benim presing efikas pasi Dinamo çdo moment kishte superioritet numerik ne mesfushe pasi Denison dhe Vila merrnin me vehte Krymin dhe Alivoden duke i ngjeshur afer mbrojtjes tone, dhe krijohej nje hendek i madh mes tyre dhe Males qe presonte mes 2 qender mesfushoreve te Dinamos.

Ndersa e “keqja” e fiksimit te kesaj 11she per çdo ndeshje, mendoj qe eshte nje nder arsyet qe prej disa ndeshjesh po shikohet nje lodhje e theksuar ne 10-15min e fundit.

Mala ishte i lodhur (nderprerja e VAR ndikoi qe te rimarre sadopak vehten dhe te mos zevendesohet me shpejt), Gruda ishte super kontraktuar, Bala skishte me fuqi te nxirrte ekipin perpara.

Mendoj qe ndoshta ideale mund te ishte futja e Pusit ne qender si libero per te bllokuar sadopak uljen e topit nga Kacorri brenda zones, cka u be dicka e zakonshme dhe aty mendoj qe shpesh edhe ishim me fat.

Por paraqitja fundit e Pusit dhe vendosja e tij gabim 2-3 here ne ndeshjen me Egnatian do e kene ndaluar Osmanin ta fuste ne loje (mendimi im).

Mendoj qe pas kesaj perballje, trajneri Osmani ka sqaruar disa ide mbi skemen apo lojtari specifik dhe limitet qe ai po nxjerr nga secili lojtar. Gjithashtu jam i idese qe kjo ndeshje (pas asaj humbje me Erzenin ne kupe) i ka nxjerre me te forte lojtaret tone dhe nqs arrijne te bejne nje pushim aktiv te duhur keto dite, ndeshjen kunder Tr ne fundjave do e nxjerrin shume me te mire. Per fund, goli i Alivodes thjesht nje bukuri per tu shijuar live ne stadium.