Nga Ergys TRIMACI
Sot nis Superliga Shqiptare e futbollit. Syte janë të gjithë tek Vllaznia jonë. Përjashto Esin Hakajn, lëvizje po aq idjote sic kemi bërëedhe më parë me largimet e Malotes, Adilit apo Gilman Likes.
Sërisht tregojmë se ne kemi “lluksin” me largu lojtarë të eksperiences. Kur e dimë shumë mirë se janë pikërisht këta lojtare që e dijnë më mirë se kushdo tjeter si fitohet.
Megjithatë Vllazninë e shoh më të fortë se vjet. Më të zgjuar në merkato, ku mezi pres të shoh një super sulm me Balen, Gruden dhe Dodajn, por shumë kurioz të shoh bashkë me to edhe Tafilin, që mua më ka mahnitur me talentin e tij: Elegant, i shpejte, i forte dhe teknik. Një “bicim” Ibrahimovici.
Mos të harrojmë, që aty janë edhe Mala me Çoben. I pari nuk do ta dorezojë kollaj vendin e formacionit, ndersa Çoba e ka sezonin e “jetes”, të pakten, për tek Vllaznia. Ku do kërkojë të thotë, se jam ai, që kam lënë shkendia dy vite më pare, me gola dhe asist sa herë më është dhënë mundesia.
Për Kroatet kam debulese. Jane profesionaste të vërtete. Pres që Kahrimanovic të bëjë Pirlon tek Vllaznia. Një lojtare që prej dekadash nuk e kemi pasur. Zakonisht, titullin kampion ta jep sulmi dhe këtu bazohem që titulli kampion vjen në shkoder.