Më gëzoi lajmi kur pash se Vllaznia jone asht ba me sponsor të ri. Urime tanve atyne që jan tifoza dhe që e dojnë me shpirt e zemer ekipin. Sot përveç prezantimit të sponsorit të ri, jane prezantu gjithashtu dhe fanellat e reja për sezonin që vjen. Personalisht më pëlqen dizenjimi i fanelave.
Ngjyrat KUQEBLU jan gërshetu bukur me njena tjetren në nji dizanj perfekt. Tashma e tham me bindje t’plot se çdo gja po ndryshon te klubi jon dhe hapat jan duke u ndërmarrë shumë profesionalisht nga drejtusat dhe stafi.
1.Që nga ardhja e trajnerit Josa që ndodhi në momentin e duhun kur Vllaznia kishte nevoj për tu ripërtri në mënyren e lojs pasi ish trajnerit Brdariç i doli situata nga kontrolli pa dasht me ja ul vlerat si trajner.
2.Fitimi i Kupës për herën e dytë rradhazi gja që nuk kishte ndodh ma përpara duke hy kësisoj në historin e futbollit shqiptar.
3.Blemjet e reja që mendoj se ja kan rrit potencen ekipit. Ardhja e Kristijan Vulajt, kosovarit Lorik Boshnjaku, Herald Markut, rikthimi nga huazimi i sulmusit Kaina etj konsiderohen blemje cilsore për nji Vllazni pretendente.
4.Përgatitjet cilsore në Austri që do i shërbejn shum ekipit për gjat ndeshjeve europiane por dhe atyre të kampionatit ku pritet që sezoni të jet i gjat dhe i lodhshëm,
5.Puna intensive që asht ba me faqen zyrtare në internet që personalisht e shof diçka shum të vlefshme pasi gradualisht audienca dhe imazhi i klubit ka me ardh duke u rrit.
6.Bashkëpunimi me klubin e madh të futbollit austriak siç asht Rapidi i Vjenës që besoj se do jet nji fryt i jashtzakonshëm për Vllaznin; piksëpari për të mësu se si duhet të funksionojë nji klub për të patur sukses, për promovimin e talenteve të reja pasi bashkpunimi me klubin me emër në Austri asht shansi dhe mundësia perfekte si dhe për mundësin e shkëmbimit të futbollistëve që Vllaznia dhe Rapidi mund të realizojn në të ardhmen.
7.Dhe së fundmi ardhja e sponsorit të ri “Hospital One” në krye të klubit që besoj se do garantojë të ardhuna dhe financime të sigurta që së bashku me mbështetjen e presidentit Xhaferi, Vllaznia të jetë pretendente nr.1 për kampion dhe vendosja e yllit në fanelë mos të jetë andërr në sirtar por realitet.
Këto jane lajme të mira që ngrohin të gjith dashamirsat dhe tifozat me shpresen për të pa nji Vllazni pretendente, për të pa nji Vllazni kampione që e don tan Shkodra.
Andi Gjurgjej
Bristol, 17 korrik 2022