Nga Adriatik R.Dosti

Ka startuar ne menyren me te keqe te mundshme Kampionati i 80 kombetar i futbollit ne Shqiperi. Dhune ekstreme, tifoze te plagosur, goditje pa mbarim me gure mes tifozerive rivale, asaj te Partizanit e asaj te Skenderbeut.

Ambulance qe vjen rrotull ne fushe e gjithashtu goditet me gure nga krahu i tifozerise se Guerrilasve. Stjuarte krejtesisht te papergatitur e te zene gafil per te menaxhuar nje ndeshje futbolli.

Policia qe shfaqet ne momentin e duhur dhe qe qeteson situanen brenda pak minutash. Nje ndeshje e nderprere per 10-15 minuta, nje zot e di pse, kur brenda fushes se lojes nga lojtaret e gjyqtaret e ndeshjes gjithçka ishte mese normale, korrekte e fair- play.

Tifoze te sektorit te Partizanit qe kapercejne telat rrethues te fushes,invadojne pjesen ku luhet futbolll e ku normalisht nuk duhet te guxoje te hyje kush, stola te thyer e qe perdoren si mjet sulmi -godites prej tifozerise mike nga Tirana ne drejtim te gjithkujt…

Superliga ka startuar dhunshem e me shemtuar sa me s’ka, ndaj dhe FSHF duhet te mblidhet urgjentisht e te analizoje me pergjegjesi te thelle gjithçka ndodhi, pse ndodhi dhe si u menaxhua nga klubi prites dhe organet kompetente pergjegjese per mbarevajtjen e nje aktiviteti kombetar te dores se pare?!

Precedentit te shemtuar te Korçes i duhet dhene pergjigja e duhur menjehere, madje urgjentisht duhet te evidentohen shkaktaret e fajtoret e dhunes se iniciuar, te gjenden shkaqet dhe te vihen pikat mbi “i”.

Ato duhet te denohen mjaft rende, me dore te hekurt e pa as me te voglin tolerim e hezitim qe tani ne start. Ndryshe Superliga shqiptare rrezikon te shndrrohet ne nje prej kampionateve me te dhunshem ne Europe e larg qofte t’u ngjaje atyre te Serbise, Greqise, Turqise etj ku vandalet e dhuna jane kthyer ne nje problem te mprehte e gati kombetar.

Gjoba te renda, denime individuale fajtoresh e shkaktaresh,nga te dyja palet, denime fushe, tifozerish dhe venie perpara ligjit te vandaleve e barbareve qe shndrrrojne nje ndeshje paqesore e argetuese futbolli ne dhune, plagosje, gjak e barbari.

Ndalimi i tifozeve miq te kesaj natyre per te udhetuar ne ndjekje te ekipit te tyre ne çdo fushe ku luhet Superliga shqiptare.

Denime ligjore individuale me ndalim hyrje ne fushat tona te futbollit te agresoreve te tille, dhe sidomos prezenca e domosdoshme dhe e pa diskutueshme e Policise ne çdo ndeshje te futbollit shqiptar, jane disa nga masat urgjente qe FSHF, komiteti i saj Ekzekutiv e Komisionet e saj perkatese duhet te anunçojne jo me larg se brenda kesaj fundjave.

Ndryshe situata pritet te dale totalisht jashte kontrollit dhe precedenti Korça te shndrrohet rrezikshem ne nje precedent kombetar e ku nga java ne jave ne vend te ndeshjeve te futbollit do te shohim fatkeqesisht vetem dhune, perleshje, njerez te gjakosur, stola te thyer, gure te hedhur ne drejtim te atyre qe kane ardhur thjesht per te ndjekur nje ndeshje futbolli etj etj…

Kur ndodhi ne nje ndeshje te tille si Skenderbeu – Partizani ku ne fund te fundit rivaliteti i tifozerive perkatese nuk eshte e nuk ka qene kurre aq agresiv sa u shfaq qe ne start te kesaj Superlige, a e imagjinoni se ç’mund te ngjase ne perplasjen derbi Partizani- Tirana ku rivaliteti mes tifozerive dypaleshe eshte vertet i eger e shumevjeçar?

Personalisht jam per masa drastike ndaj gjithkujt e kushdo qofte ai, sot sa nuk eshte ende vone sepse neser do jete shume – shume vone e do t’i biem kokes me grushta.