Nga Flutura Açka
Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht për burra – programet e sportit në tv shqiptare – nje zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo të jenë objekt që t’u kujtojë lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur, çfarë u mungon.
Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedh sytë te e bija, te e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi i duket sport i tij. Në njëzet vjet në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni.
E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”. Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve.
Ua kam hequr fytyrat vajzave sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot që nuk m’u ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe në grave shqiptare, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra mes të tjerash për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare
*Marrë nga Sporti sipas Bakut