Nga Ergys TRIMACI

Duhej të ishte ndryshe, por ja që nuk është. Si cdo ndeshje tjetër e kampionatit që nuk ka të njëjtin interes.

Ergys ka vlere sepse behet fjale për 2 vendet e para.

Edhe pse sot janë aty aty dhe ka njëfare interesi, përsëri nuk ka të njejten vlere nëse do luhej me formulen tradicionale. Kjo ndeshje do ishte finale, zjarr.

Po sikur te marrim rastin tjeter dhe dy të parat shkeputen? Kush do luaje me deshire, unë apo ti? Sepse lojtaret e kane mendjen tek finalet. Po tolerimet, llogarite i ke menduar?

Ergys, po ju të tifoz i Vllaznisë e keni mirë se kshu keni më shumë shance..haha

Të siguroj, se jo vetëm unë por plot si unë, preferojnë edhe njehere kaq pa titull, se sa të shohim lojtare pa gjak, ekipe që nuk i bejnë llogaritë ne fushe, por nëpër zyra.. bejme si bejme gjithe vitin dhe përvishemi vetem dy ndeshje ..

A e kupton se vetem për dy leke qe mer ato dy ndeshje, zhvlereson një kampionat të tërë???

Nëse do të dish, une jam zhgenjyer edhe vjet ne fund, kur ekipi im vdiq ne fushe per barazimin me Tiranen… aty kuptova se jemi viktima te llogarive… të atyre lekeve..

Dhe sa per dijeni, perjashto perjudhen e kancerit bashki, Vllaznia gjithmone e ka patur dhe do ta kete stofin për me luftu kreun… Vllaznia thjeshte nuk ka ditur kurrë të luajë tavolinave dhe pazareve…

Prandaj po ta them se nëse duam futboll, le t’i kthehemi sa më parë formules së vjetër.