Nga Andi GJURGJEJ

Kur filloj e flas per Vllaznine ndjej emocione qe me burojne fuqishem. Sot eshte dite festive per dashamiresit e futbollit pasi ekipi jone i zemres VLLAZNIA E SHKODRËS u shpall zyrtarisht kampione dimri merite te plote.

Te arrish 8 fitore ne 11 jave te kampionatit qe perkon praktikisht dhe me mbylljen e vitit 2020 do te thote nje ecuri e jashtzakonshme ku nuk eshte pare me pare qe Vllaznia te arrije keto rezultate mbreslenese per me shume se nje dhjetevjeçar, perkatesisht qe nga viti 2008.

Gjithçka nisi 6 muaj me pare, ku babaxhani dhe zemermadhi Alban Xhaferi shprehi deshiren e plote per te marre drejtimin e Vllaznise dhe per tu bere sponsori kryesor i skuadres ne nje kohe shume te veshtire si pasoje e pandemise globale duke ndertuar ekipin e ri me perkushtim ku u perzgjodh stafi i ri dhe ku u afruan shume futbollista te rinj.

Deri tani me Xhaferi ka goditur ne shenje me dyshen e trajnereve Brdariç-Plori qe pa harruar edhe ndihmesit Osja dhe Lekiqi por dhe drejtorin sportiv Djarmati po bejne nje pune te shkelqyer dhe puna e mire e tyre po shperblehet ne menyren me te mire te mundshme ku rezultatet flasin vete.

Kjo ecuri e deritanishme po na rikthen shpresen qe Vllaznine ta shohim serish kampione si ne 2001, pavarsisht se rruga eshte e gjate deri ne fund te kampionatit por ajo qe eshte me e rendesishmja, te qendrojme me kembe ne toke dhe mos te na kaploje euforia.

Haxhiosmanoviç eshte trajneri i vetem i huaj (malazez) qe do sillte titullin ne Shkoder, pse jo te mos provoje te njejten gje dhe Brdariç. Ndoshta ky do jete viti i tij qe edhe Vllaznia te arrije ta vendose yllin ne fanelle.

Vllaznia e ketij sezoni eshte ekipi ‘lokomotiv’ i kampionatit shqiptar. Vitin 2020 po e mbyllim me rezultate te jashtzakonshme. Shpresoj dhe uroj qe edhe 2021 te jete po i njejte per ngjyrat e zemres KUQEBLU.