“Abissnet Superiore” do të rinisë më 14-janar gjysmën e dytë të sezonit. Kështu, Vllaznia do ta hapë vitin 2023 me duelin ndaj Partizanit në kryeqytet.

Një ndeshje në letër e vështirë, duke parë rezultatet pozitive që kanë pasur “demat e kuq”, por që kurrsesi nuk mund të
nënvlerësohet as Vllaznia.

Dozat e euforisë prej asaj fitoreje të thellë me Teutën duhet të jenë sa më të ulëta në kampin shkodran dhe sidomos në rifillimin e kampionatit, ku një start i mirë kundër një rivali direkt siç është Partizani, do të ishte i rëndësishëm për ecurinë në Superiore.

Tashmë për të pretenduar gjëra të mëdha në kampionat, ndeshjet e ardhshme nuk duhen toleruar, qoftë brenda në “Loro Boriçi” apo edhe në transfertë, ku këto të fundit kanë qenë një pikë jo shumë e fortë e skuadrës në këtë sezon, por edhe në edicionin e kaluar.
Maringlen ZHIVANI