Nga Ketjola Gështenja
Një Vllazni që nuk di të ndalet, që vazhdon përpara dhe kërkon gjithmonë të shënojë e të fitojë. Një Vllazni që nuk e lëshon vendin e parë të kategorisë dhe kryeson e vetme me 25 pikë duke lënë një boshllëk prej 6 pikësh me atë të vendit të dytë.
Ecuria e deritanishme na i rikthen shpresat qe këtë sezonë të sjellë në Shkodër trofeun e mungur që prej vitit 2001. Kjo është Vllaznia që ka mbyllur me një sukses të merituar javën e 11-të të kategorisë Superiore.
E ndërkohë që shohim një skuadër jashtëzakonisht ndryshe nga shumë vite më parë, më saktë që nga viti 2008 ku ka patur rezultate mjaftë të mira, këtë vit e shohim me një përmirësim që tashmë është më se i dukshëm dhe të cilin kishim vite që e dëshironim. Ajo që është për të ardhur keq në gjithë këtë triumf të deritanishëm janë tifozët.
Tifozat kuq e blu janë ata që përveç se ndihen shumë të lumtur për këto rezultate të ekipit të zemerës, gjithashtu e kanë ëndërr që tashmë në këto momente kaq të bukura për të gjithë, të jenë aty në stadium për t’i mbështetur.
Tifozët shkodranë por jo vetëm po e vuajnë shumë pasi siç dihet për shkak të masave të marra kundër pandemisë globale Covid-19, e kanë të pamundur të jenë në stadium. Është për të ardhur keq për të gjithë ata tifozç shkodranë që pavarësisht rezultateve gjithmonë kanë qenë aty për të mbeshtetur Vllazninë e tashmë në këto kohë kaq të bukura të rilulëzimit të këtij ekipi, të mos jenë në gjendje për të përjetuar atë emocion që vetëm një ndeshje e bukur në stadium me një rezultat pozitiv ta ofron.