Për të siguruar qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm, Vllaznia duhet të triumfojë Besëlidhjen, e cila mposhti Pogradecin në “play-off”-in e Kategorisë së Parë dhe do tentojë të njëjtën gjë edhe ndaj shkodranëve për tu ngjitur në Superiore.
Para kësaj sfide shumë të rëndësishëm për Vllazninë, e cila do të luhet ditën e diel, ditën e sotme gjatë seancës stërvitore, në mbështetje të ekipit ka qenë Alban Xhaferi, por ai nuk ishte i vetmi.
Një grup tifozësh kanë qenë të pranishëm në stadium ditën e sotme, për të mbështetur ekipin para kësaj ndeshje të rëndësishme.
Kjo është njoftuar nga vetë klubi shkodran nëpërmjet faqes zyrtare, ku shprehen se janë optimistë për një rezultat pozitiv ndaj lezhjanëve.