Fakti qe Shqiperia dhe Serbia sebashku jane shume prane zyrtarizimit si vendet organizatore te Kampionatit Europian te 21 vjeçareve vitin e ardhshem, ka shkaktuar nje zemerim te madh si ne vendin tone ashtu edhe ne Kosove.

Ne lidhje me kete teme, ka reaguar per here te pare vete presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka i cili ne nje prononcim per Tv Klan eshte shprehur ne kete menyre:

“E para benefit sportiv është që ekipi jonë i U21 është pjesë e finaleve të europianit, por edhe infrastruktura sportive në Shqipëri ndryshon. Është një benefit tjetër. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë i jep një shans më shumë për ta pasur këtë kampionat në Shqipëri sepse merret si një mesazh përtej sportit.

Padyshim që ka opinione negative pse ne me Serbinë. Padyshim janë ndonjëherë edhe të arsyeshme ndonjëherë edhe emocionale, por ne duhet të mendojmë dhe tejkalojmë këto. Kush më mirë se futbolli mund të japë mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkëpunimi”./www.shkodrasport.com/