Vetëm pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mori një vendim historik, duke zgjedhur Shqipërinë si një nga vendet organizatore të Europianin U-21 që do të zhvillohet në vitin 2027.

Krah Shqipërisë në këtë organizim, do të jetë edhe Serbia. Ndërsa ditën e djeshme është hedhur shorti për këto kualifikuese, me imazhin kryesor që ishte ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.

Në krahun tjetër ky kompeticion, finalja e të cilit do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ka marrë edhe vëmendjen e personazheve që nuk janë pjesë e futbollit. Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën pikërisht me një video që ka të bëjë më Euro 2027.

MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e  përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të  mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale./newsport/