Edhe pse pandemia “COVID 19” po merr mijëra jetë njerëzish, ka nga ata që ende s’janë bindur për pasojat e saj duke e marrë lehtë këtë situatë të vështirë që po kalon e gjithë bota.
Kështu ka ndodhur në Kosovë teksa në fshatin Gexhë të Rahovecit janë arrestuar 21 persona që kishin organizuar një turne futobllit.
Policia e Kosovës ka bërë me dije që 18 persona ndodhen në ambientet e paraburgimit, ndërsa 3 të tjerë janë liruar.
“Janë arrestuar 21 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë takuar në palestrën e sportit, disa duke luajtur me top dhe disa shikues të cilët nuk e kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia”, thuhet në raportin e policisë./newsport/