Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj Vllaznisë. Sipas tij, të kuqtë e kishin lojën në kontroll deri në momentin e golit nga penalltia. Shehi deklaroi se skuadra luan vetëm për fitore dhe këtë e kërkoi edhe në pjesën e dytë.

“Futbolli i ka t tre rezultatet brenda. Ne duam gjithmonë të jemi fitues. E kërkuam fitoren në pjesën e dytë, nuk kemi pse të kënaqemi me barazimin. Futbolli ka edhe episode. Kishim punuar për thellësinë e Grudës. Gjatë ndeshjes, e ndërruam sistemin tre herë. Ndeshja përfundoi barazim dhe ky është rezultati i fushës.

Përmirësimi nuk ka fund. Ne edhe kur ndryshuam, kur dolëm me 2 sulmues, e bëmë që të mos vuanim gjerësinë. Është një sistem që e përdorim përherë të parë. Mba nuk është në gjendjen e tij optimale.

Ana psikologjike ndikon në futboll. Deri te penalltia e kishim lojën në kontroll. Pas pësimit të golit, Vllaznia të vë në vështirësi dhe kështu bënë. Kërkonim të zgjidhnim sulmin shumë shpejt. Aty e humbisnim shpejet topin dhe e merrte kundërshtari të nisej.

Kemi tre qendërmbrojtësa. Merkato nuk besoj se nuk është shpëtimtarja në këtë moment. Nuk duam lojtarë sa për të plotësuar numrat. Duam lojtarë që bëjnë diferencën. E pashë penalltinë, por nuk është kompetenca ime që të merrem me atë. Loja ka një gjyqtar dhe vendos ai”- eshte shprehur Shehi.