Trajneri i ri i Kukësit do jetë Orges Shehi. Ish-portieri, do marrë zyrtarisht ditën e sotme drejtimin e skuadrës verilindore, ndërsa në një prononcim për Supersport në Zona Gol, Shehi u shpreh besimplotë se mund t’ia dalë në garën për titullin kampion. Ndërkohë, Shehi thekson se ky është një vlerësim që klubi i Kukësit, i bën atij.
“Kam qenë duke parë një ndeshje të Barcelonës 17-vjeçar. Që në atë moment shkova për të rregulluar valixhen dhe për t’u kthyer sa më shpejt. Është vlerësim, dhe falënderoj klubin që më kontaktoi dhe më dha mundësinë që të drejtoj një ekip me objektiva madhore dhe me cilësi brenda. Jam i kënaqur që do drejtoj Kukësin me futbollistë me aq cilësi dhe jam entuziast që do drejtoj një klub me objektiva madhorë. Në orën 12 (të ditës së djeshme), jam kontaktuar”.
E njeh mjaftueshëm skuadrën, është edhe një moment delikat e kampionatit? “Mendoj se njoh mjaftueshëm skuadrën. Pas angazhimit me Skënderbeun, kam qenë i njohur me kampionatin. Kam qenë pjesë e një studio dhe i kam ndjekur ndeshjet. I ka të gjitha cilësitë dhe e njoh skuadrën dhe kam besim t’ia dalim. T’i shohësh gjërat nga jashtë nuk është njësoj si nga brenda. Nga jashtë duken cilësitë me disa lojtarë edhe kam luajtur dhe e di karakterin që kanë.
Por, Kukësi nuk ka pasur fat për të pasur pikët që duhej të kishte dhe është ndëshkuar në fund. Një tjetër trajner portier, pas Egbos? Mendoj që Kukësi nuk ka nevojë për kthesë. Është shumë pikë larg kreut dhe në këto vite ka qenë në vende të para dhe ka mbajtur kreun. Në futboll ka shumë pozicione, pjesa portier dhe mbrojtësa kanë një favor sepse e kanë ndjekur lojën nga pas. Janë më në gjendje ta shpjegojnë”, tha Shehi. /VipSport/