Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur pas humbjes ndaj Luftëtarit dhe ka gjetur edhe shkaqet.“Pasaktësia në fund fare, në metrat e fundit, na mungon. Shkojmë mirë atje, por pasimi i fundit gabohet. Sidomos pjesën e dytë.
Kjo është një nga arsyet pse nuk goditëm portën ashtu si duhet. Mungesa e stolit? Kemi pasur probleme. Dita me kartonë, Abazi probleme, Muzaka mezi e ka shtyrë. Të tjerë kemi jashtë. Nuk kishim alternativa”.
Mungesa e një sulmuesi? “Kemi kërkuar që kur të shkojmë marrim fundoren, dy mesfushë të mbështesin. Kërkova dhe mos luajmë me topa të gjatë, por poshtë”.
Diferenca me kreun? “Na pëlqeu barazimi mes Partizanit dhe Kukësit, por nuk arritëm të shkurtonim pikët. Do të pranojmë verdiktin e fushës. Nuk kemi hedhur hapa përpara”.
Arbitri dhe penalltia. “Penallti na mohuan. Por, ky nuk është gjyqtar por autoshkollë. Nuk merrem me arbitra, por ky nuk është arbitër”.